Nikolloski: Në këto zgjedhje vendoset nëse Ali Ahmeti do të vazhdojë të udhëheqë Maqedoninë, beteja është të formohet një qeveri që nuk do të shantazhohet

Presim një fitore që do të thotë rikthim i plotë i Maqedonisë, luftë kundër krimit dhe korrupsionit, kthim i krenarisë kombëtare të maqedonasve dhe projekte të shumta që i planifikojmë The post Nikolloski: Në këto zgjedhje vendoset nëse Ali Ahmeti do të vazhdojë të udhëheqë Maqedoninë, beteja është të formohet një qeveri që nuk do të shantazhohet appeared first on FLAKA, në çdo lajm... .

Nikolloski: Në këto zgjedhje vendoset nëse Ali Ahmeti do të vazhdojë të udhëheqë Maqedoninë, beteja është të formohet një qeveri që nuk do të shantazhohet

Presim një fitore që do të thotë rikthim i plotë i Maqedonisë, luftë kundër krimit dhe korrupsionit, kthim i krenarisë kombëtare të maqedonasve dhe projekte të shumta që i planifikojmë në periudhën e ardhshme, tha Nikolloski në Ohër, përcjell FLAKA.

Maqedonia udhëhiqet nga një klikë e vogël e cila është e ngarkuar vetëm me interesa personale dhe mendoj se është e palejueshme që Talat Xhaferi të vazhdojë të jetë kryeministër i Maqedonisë, prandaj beteja në këto zgjedhje është që VMRO-DPMNE të fitojë numrin më të madh të deputetët të mund të formojnë qeveri e cila nuk do të shantazhohet nga askush, tha sonte nga Ohri bartësi i listës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së në njësinë e katërt, Aleksandar Nikolloski.

Ai vlerësoi se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që po ndodhin në Maqedoni, zgjedhje të cilat do ta përcaktojnë të ardhmen e Maqedonisë në 20 deri në 30 vitet e ardhshme dhe tha se pret fitore bindëse dhe historike.

“Ne presim një fitore që do të thotë rikthim i plotë i Maqedonisë, luftë kundër krimit dhe korrupsionit, kthim i krenarisë kombëtare të maqedonasve dhe projekte të shumta që i planifikojmë në periudhën e ardhshme”, tha nënkryetari i VMRO-DPMNE në Ditarin qendror në televizionin Sitel, nga tubimi në Ohër, nga ku VMRO-DPMNE tradicionalisht nis çdo fushatë parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare.

Nikolloski theksoi se VMRO-DPMNE ka deri më tani programin më gjithëpërfshirës të quajtur “Platforma 1198”.

“Ne po planifikojmë një decentralizim të plotë të financave, 250 milionë euro për çdo vit për komunat. Ja ku jemi tani në Ohër, çdo vit Ohri do të marrë tetë milionë euro përpos buxhetit që ka komuna, pra 32 milionë euro për një cikël investimi katërvjeçar, dhe një miliard për të gjitha komunat së bashku. Për më tepër, ne mendojmë si për më të rinjtë ashtu edhe për më të moshuarit. Për më të rinjtë projekti ‘Bli shtëpi’ me të cilin do të subvencionohen deri në 50% ndërtimi i shtëpive të reja ose blerja e shtëpive për çiftet e reja të martuara dhe për pensionistët korrigjimi i padrejtësisë historike dhe rritja lineare e pensioneve për pesë mijë denarë”, tha Nikolloski.

Por për të bërë të gjitha këto, tha Nikolloski, duhet ta pastrojmë krimin nga Maqedonia.

“Aktualisht mishërim i krimit dhe korrupsionit në Maqedoni është partia politike BDI. Në këto zgjedhje vendoset nëse Ali Ahmeti do të vazhdojë të sundojë Maqedoninë apo Maqedonia do të çlirohet me një qeveri të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, me kryeministër Hristijan Mickoskin. Kjo është pyetja e thjeshtë të cilës qytetarët duhet t’i përgjigjen, prandaj bëjmë thirrje për pjesëmarrje të madhe, masive, në referendum. Të gjithë që janë në Maqedoni të dalin të votojnë, ata që janë në diasporë, nëse munden, të vijnë të votojnë dhe më 8 maj të ndodhin ndryshimet në Maqedoni, që siç themi ne, Maqedonia të jetë sërish e juaja”, ka thënë Nikolloski. FLAKA

The post Nikolloski: Në këto zgjedhje vendoset nëse Ali Ahmeti do të vazhdojë të udhëheqë Maqedoninë, beteja është të formohet një qeveri që nuk do të shantazhohet appeared first on FLAKA, në çdo lajm... .