RMV, prej të dielën do të ketë stabilizim të motit

Moti sot paradite do të jetë kryesisht i kthjellët dhe herë pas here më i ftohtë. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, transmeton Portalb.mk. Pasdite në zonat malore do të ketë kushte për reshje lokale shiu sporadike. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht […]

RMV, prej të dielën do të ketë stabilizim të motit
Natyrë, moti sot, diell, ngrohte, temperatura

Moti sot paradite do të jetë kryesisht i kthjellët dhe herë pas here më i ftohtë. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, transmeton Portalb.mk.

Pasdite në zonat malore do të ketë kushte për reshje lokale shiu sporadike. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 16 deri në 23 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo maksimale
arrinë deri në 21 gradë.

Pasditen e së shtunës do të ketë kushte me jostabilitet lokal me reshje të shkurtra shiu dhe stuhi. Më pas pason një periudhë moti i qëndrueshëm dhe i ngrohtë.