Bajrami: Qeveritarët tanë kanë shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Qeverisë për shpenzimet e vitit 2023, ku thotë se partia në pushtet duhet të japë llogari edhe para qytetarëve, transmeton Front Online. Përmes një shkrimi Bajrami thotë se Qeveria aktuale ka shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije. “3.2 milionë euro […]

Bajrami: Qeveritarët tanë kanë shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije
bajrami:-qeveritaret-tane-kane-shpenzuar-mesatarisht-8800-euro-ne-dite-per-ushqim-dhe-pije

bajrami:-qeveritaret-tane-kane-shpenzuar-mesatarisht-8800-euro-ne-dite-per-ushqim-dhe-pije

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Qeverisë për shpenzimet e vitit 2023, ku thotë se partia në pushtet duhet të japë llogari edhe para qytetarëve, transmeton Front Online.

Përmes një shkrimi Bajrami thotë se Qeveria aktuale ka shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije.

“3.2 milionë euro dreka zyrtare [2023] Sipas raportit finaciar të Ministrisë së Financave, Qeveria Kurti gjatë vitit 2023 ka shpenzuar: 3.2 milionë euro për dreka zyrtare. Kjo do të thotë se qeveritarët tanë së bashku kanë shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije. 3.1 milionë euro për mobilie për zyre. 139 mijë euro për blerje të telefonave. Përpos këtyre milionëve të shpenzuar për lluks, tenderët njëburimor janë korrupsioni më i madh në Qeverinë Kurti. Janë 240 milionë euro në tenderët e Qeverisë me nogociim të drejtpërdrejtë.
Andaj përpos para drejtësisë, partia në pushtet duhet të japë llogari edhe para qytetarëve që po i varfëron çdo ditë”, shkroi Bajrami.

“A ju kujtohet qysh mashtronin kur ishin në opozitë, thoshin: ”nuk hipim ne në xhipa me xhama të zi”, shihni si kanë ndyshuar, metamorfozë e plotë”, përfundoi ajo.