“SPAK duhet të shkojë te Edi Rama”, Lulzim Basha flet për vetting të politikës: Popullit t’i kthehen milionat e vjedhura
Lulzim Basha është ndaluar këtë të martë në Laç, ku është takuar me demokratët në kuadër të turit të tij në garën për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Ai është fokusuar dhe te zhvillimet e ditëve të fundit, për inceneratorët. “SPAK nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund aferës prej […] The post “SPAK duhet të shkojë te Edi Rama”, Lulzim Basha flet për vetting të politikës: Popullit t’i kthehen milionat e vjedhura appeared first on Newsbomb Albania.

Lulzim Basha është ndaluar këtë të martë në Laç, ku është takuar me demokratët në kuadër të turit të tij në garën për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Ai është fokusuar dhe te zhvillimet e ditëve të fundit, për inceneratorët.
“SPAK nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund aferës prej 430 milionë euro të Inceneratorëve, sepse njeriu që mban bashkë fijet e krimit dhe korrupsionit është Edi Rama”, shkruan ai ndër të tjera teksa flet për vetting të politikës.
“Ndiq paranë por dhe lidhjet me krimin është thelbi i vetting-ut të politikanëve. Vetëm kështu para shqiptarëve do të tregohet kush është i pastër e kush jo.”
Më tej, demokrati thotë se duhen krijuar mekanizmat ligjorë dhe mbështetja e pakushtëzuar për SPAK që ky institucion të hetojë pasuritë e çdokujt që është përfshirë në kontratat koncesionare dhe që paratë e vjedhura shqiptarëve, t’u kthehen.
Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës:
Përballja pakompromis me korrupsionin, pastrimi i politikës, dhënia fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, vota e emigrantëve janë udhërrfyesi ynë në rrugën që kemi nisur për çlirimin e politikës dhe ekonomisë.
Një Shqipëri e çliruar nga korrupsioni që kërcënon mirëqenien e familjeve shqiptare, i cili është ulur këmbëkryq në zyrat e qeverisë, siç dëshmon afera e Inceneratorëve, është prioritet sot i çdo qytetari të këtij vendi.
SPAK nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund aferës prej 430 milionë euro të Inceneratorëve, sepse njeriu që mban bashkë fijet e krimit dhe korrupsionit është Edi Rama. SPAK nuk duhet të hezitojë të çojë para drejtësisë këdo që ka abuzuar me besimin e shqiptarëve me paratë e tyre.
Ndiq paranë por dhe lidhjet me krimin është thelbi i vetting-ut të politikanëve. Vetëm kështu para shqiptarëve do të tregohet kush është i pastër e kush jo.
Të gjithë pa përjashtim duhet t’i nënshtrohen hetimit pasuror dhe të lidhjeve me krimin.
E jo vetëm kaq por duhen krijuar mekanizmat ligjorë dhe mbështetja e pakushtëzuar për SPAK që të bëhet:
- Hetimi i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë deri tek kryeministri;
- Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare apo janë investuar kudo nëpër botë duhet t’u kthehen shqiptarëve.
- Partia Demokratike mund dhe do ta sjellë këtë ndryshim, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet të cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetuese që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë.
The post “SPAK duhet të shkojë te Edi Rama”, Lulzim Basha flet për vetting të politikës: Popullit t’i kthehen milionat e vjedhura appeared first on Newsbomb Albania.