Burim Ramadani: Vendimmarrja politike mbi çështjet e sigurisë duhet të jetë më e mençur

Vendimmarrja politike mbi çështjet e sigurisë duhet të jetë më e mençur. Madje, të jetë më bashkëpunuese me aleatët ndërkombëtar. Kështu shprehet ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani për Front Online kur pyetet se a ka kapacitete Kosova që të mbrojë sovranitetin e saj. Por, se thotë se ka kapacitete të mjaftueshme . “Shteti i Kosovës, […]

Burim Ramadani: Vendimmarrja politike mbi çështjet e sigurisë duhet të jetë më e mençur
burim-ramadani:-vendimmarrja-politike-mbi-ceshtjet-e-sigurise-duhet-te-jete-me-e-mencur

burim-ramadani:-vendimmarrja-politike-mbi-ceshtjet-e-sigurise-duhet-te-jete-me-e-mencur


Vendimmarrja politike mbi çështjet e sigurisë duhet të jetë më e mençur.

Madje, të jetë më bashkëpunuese me aleatët ndërkombëtar.

Kështu shprehet ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani për Front Online kur pyetet se a ka kapacitete Kosova që të mbrojë sovranitetin e saj.

Por, se thotë se ka kapacitete të mjaftueshme .

“Shteti i Kosovës, institucionet e sigurisë së Kosovës, kanë kapacitet të mjaftueshëm që të vendosin rend e ligj në tërë territorin e Kosovës me pak vështirësi, për të mos thënë me fare vështirësi. Problemet e vendimmarrjes politike nuk janë çështje të sigurisë, pra vendimmarrja politike mbi çështjet e sigurisë duhet të jetë më e mençur, duhet të jetë më bashkëpunuese dhe të merr parasysh qëndrime të përbashkëta edhe të aleatëve ndërkombëtar sepse duke iu rikthyer edhe njëherë rezolutës 1244 atëherë vendimmarrja politike e pakonsultuar nënkupton rritje të fuqisë së rezolutës 1244 sikurse ka ndodhur me rritjen e trupave të KFOR-it dhe më keq rritjen e trupave të EULEX-it”, është shprehur Ramadani për Front Online.