Fronti Evropian për balancuesin: “VLEN” shërbëtorë të VMRO-DPMNE-së dhe punojnë në dëm të interesave shqiptare

Ajo që është zyrtare tani për tani është se do të hiqet balancuesi, si mekanizëm i rëndësishëm që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe ka për qëllim mbrojtjen e komuniteteve etnike nga majorizimi dhe diskriminimi në institucionet shtetërore. Ky është reagimi i koalicionit “Fronti Evropian”, pasi sot Izet Mexhiti, nënkryetari i parë dhe ministri i […]

Fronti Evropian për balancuesin: “VLEN” shërbëtorë të VMRO-DPMNE-së dhe punojnë në dëm të interesave shqiptare
Fronti Evropian. Foto nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ajo që është zyrtare tani për tani është se do të hiqet balancuesi, si mekanizëm i rëndësishëm që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe ka për qëllim mbrojtjen e komuniteteve etnike nga majorizimi dhe diskriminimi në institucionet shtetërore. Ky është reagimi i koalicionit “Fronti Evropian”, pasi sot Izet Mexhiti, nënkryetari i parë dhe ministri i ardhshëm i mjedisit në kabinetin e ri qeveritar, deklaroi se “balancuesi” nuk do të shfuqizohet, por do të rregullohet ligjërisht, transmeton Portalb.mk.

Nga atje reagojnë se Ligji për përfaqësim të drejtë, siç thonë ata, nuk është pjesë e programit të qeverisë që e ka dorëzuar në Kuvend mandatari iHristijan Mickoski.

Ky koalicion shërbëtorësh dhe hyzmeçarësh nuk ka aspak guxim dhe dije që të kërkojnë dhe detyrojnë padronin e tyre, VMRO-DPMNE që të përfshijë së paku një çështje kombëtare në programin qeverisës”, thonë nga “Fronti Evropian”.

Nga aty thonë se konferenca e sotme e organizuar nga koalicioni “VLEN”, siç theksojnë, paraqet një spektakël tragjiko-komik të koalicionit që humbi zgjedhjet parlamentare, qoftë edhe një tentativë për të mashtruar qytetarët me premtime boshe si ato të fushatës parazgjedhore që nuk arritën të bëhen as pjesë e programit të Qeverisë jolegjitime që paralajmërohet.

“Për ta mbuluar këtë dështim, si dhe dështimet e tjera si humbja e zëvendëskryeministrit të parë, ulja e numrit të ministrive, humbja e ministrive më me peshë, ulja e numrit të drejtorive, zgjedhja e pro Putinistit dhe pro Vuçiqit, e anti Kosovarit Ivan Stoilkoviçit për Ministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe shumë dështime të tjera, Vlen sot nxori gënjeshtrën e radhës që më shumë ngjante në një shfaqe tragji-komike arsyetuese partiake për rolin e shërbetorit dhe vazalit të VMRO-së”, thonë nga “Fronti Evropian”.

ngjarjen e sotme, sipas Mexhitit, balancuesi me të cilin, siç tha ai, shumë maqedonas janë bërë shqiptarë për të gjetur një vend pune, ka paralajmëruar se do të zëvendësohet me Ligjin për përfaqësim të drejtë. Kjo do të thotë se balancuesi nuk do të shfuqizohet, por siç tha Mexhti do të rregullohet me ligj dhe përfaqëson një detyrim ligjor.

“Do të bëhet që përfaqësimi i drejtë të bëhet detyrim ligjor dhe të mos mbetet mekanizëm për pazare politike siç ka qenë më parë. Dua ta bëj të qartë këtu dhe të më dëgjoni me kujdes: asnjë Ivan, veçanërisht jo Ivan Stoiljkoviç, nuk do të jetë në gjendje t’i ndryshojë ndonjëherë faktet”, thotë ai.

“VLEN” do të ketë dy zëvendëskryeministra dhe pesë ministra në pushtetin e ri ekzekutiv. Përveç Arben Taravarit, i cili do të jetë ministër i Shëndetësisë dhe Izet Mexhitit, i cili do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe do të drejtojë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Limani do të jetë ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Besar Durmishi, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Orhan Murtezani është kandidat për ministër për Çështje Evropiane, ndërsa Arben Fetai do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i qeverisjes së mirë.

Hristijan Mickoski më 18 qershor në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar përbërjen për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut e cila do të përbëhet nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM. Pritet që seanca parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së re të filljë të nesër (22 qershor 2024), dhe të përfundojë më së voni deri në mesnatën e së dielës (23/24 qershor 2024).