Klinika e Onkologjisë me mungesë barnash

Infrastruktura e Klinikës së Onkologjisë u rregullua, por problemi me mungesën e barnave vazhdon. Pacientët e diagnostikuar me kancer, shumicën e medikamenteve ende duhet t’i sigurojnë nga xhepi i tyre. Por së fundmi, buxhetit për produktet esenciale iu shtuan 5 milionë euro. Duke e pranuar se ka mungesë të ilaçeve prej kohësh, drejtori i Onkologjisë, […]

Klinika e Onkologjisë me mungesë barnash
klinika-e-onkologjise-me-mungese-barnash

klinika-e-onkologjise-me-mungese-barnash

Infrastruktura e Klinikës së Onkologjisë u rregullua, por problemi me mungesën e barnave vazhdon.

Pacientët e diagnostikuar me kancer, shumicën e medikamenteve ende duhet t’i sigurojnë nga xhepi i tyre.

Por së fundmi, buxhetit për produktet esenciale iu shtuan 5 milionë euro.

Duke e pranuar se ka mungesë të ilaçeve prej kohësh, drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, thotë se me 13 milionë euro buxhet sa kanë aktualisht, shpejt do të bëjnë zgjidhje.

“Nga qershori po mendojmë që t’i sistematizojmë edhe disa gjëra që na kanë mbetur, po mendojmë që nga qershori të fillojmë, që edhe trajtimi të bëhet më adekuat, më pas edhe menaxhimi i terapisë është më i lehtë dhe më i mirë”, tha Kurtishi.

Deri të vijnë barnat, Kurtishi thotë se, me investimet e fundit, janë rritur edhe kushtet për mjekim të pacientëve.

Por, që lista e pritjes të jetë edhe më e shkurtër, Kurtishi thotë se numri i shtretërve do të rritet përsëri.

Me kushtet e reja shprehen të kënaqur familjarët e pacientëve.

Ndërkaq, në ditën që u përurua rinovimi i Klinikës së Onkologjisë, kryeministri Kurti premtoi mbështetje në çfarëdo forme tjetër që shërbimet aty të jenë sa më cilësore.