Konfiskohet një armë në një aheng familjar në Skenderaj

Në orët e paradites së sotme  në Stacionin Policor në Skenderaj, është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri. Me t’ pranuar  informacionin janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet  policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar […]

Konfiskohet një armë në një aheng familjar në Skenderaj
konfiskohet-nje-arme-ne-nje-aheng-familjar-ne-skenderaj

konfiskohet-nje-arme-ne-nje-aheng-familjar-ne-skenderaj

Në orët e paradites së sotme  në Stacionin Policor në Skenderaj, është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri.

Me t’ pranuar  informacionin janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet  policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar në fshatin Ternavc, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një Pistoletë  me  dy gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar F. H., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij  është iniciuar rast për veprën penale ’’ Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armë dhe përdorim i armës’’./Front Online