Kosova humbi rastin më 17 maj për të hyrë në Këshill të Evropës, Hovenier: Është për të ardhur keq

Kosova mbeti jashtë agjendës në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës më 17 maj 2024, pasi qeveria refuzoi ta dërgojë në Kushtetuese draft- statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Lidhur me këtë, ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se nga këndvështrimi i tyre kjo “është për të […]

Kosova humbi rastin më 17 maj për të hyrë në Këshill të Evropës, Hovenier: Është për të ardhur keq
kosova-humbi-rastin-me-17-maj-per-te-hyre-ne-keshill-te-evropes,-hovenier:-eshte-per-te-ardhur-keq

kosova-humbi-rastin-me-17-maj-per-te-hyre-ne-keshill-te-evropes,-hovenier:-eshte-per-te-ardhur-keq

Kosova mbeti jashtë agjendës në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës më 17 maj 2024, pasi qeveria refuzoi ta dërgojë në Kushtetuese draft- statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Lidhur me këtë, ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se nga këndvështrimi i tyre kjo “është për të ardhur keq”.

Ai në një intervistë për televizionin publik tha se SHBA’të besojnë që Kosova duhet të jetë anëtare e NATO’së, BE’së dhe Këshillit të Evropës.

Për t’u anëtarësuar në struktura evropiane dhe euroatlantike, Hovenier ka thënë se është punë e tyre që ta ndihmojnë Qeverinë e Kosovës për të bërë gjërat e nevojshme për të shtyrë përpara çështjet e tilla.

Sa i përket anëtarësimit në KiE, Hovenier tha se “këshilla për qeverinë e Kosovës, si dhe këshilla e partnerëve tanë evropianë, ka qenë që t’i bëjë gjërat e vështira që po iu kërkohen, të cilat besojmë se do të jenë në dobi të popullit të Kosovës për të mundësuar anëtarësimin”.

“Faleminderit për këtë pyetje, sepse më lejon të shpreh diçka vërtet të rëndësishme që do të dëshiroja që të gjithë shikuesit tuaj ta dinë dhe kjo është, para së gjithash, se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë po aq fuqishëm, si gjithmonë, me popullin e Kosovës në këtë projekt për ta parë Kosovën duke zënë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

Gjatë vizitës së saj në fundjavë, nënsekretarja jonë e Shtetit për Çështjet Publike tha se ne besojmë se vendi i Kosovës është në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Kjo do të thotë se ne besojmë se Kosova duhet të jetë anëtare e BE-së, Kosova duhet të jetë anëtare e NATO-s, se Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.

Natyrisht, këto gjëra nuk ndodhin vetvetiu, automatikisht, dhe një pjesë e punës sonë diplomatike është të ndihmojmë qeverinë e Kosovës që të bëjë gjërat e nevojshme për të shtyrë përpara çështjen e anëtarësimit dhe kjo na sjell tani në çështjen e Këshillit të Evropës.

Siç e thatë edhe ju, javën e kaluar është mbajtur një takim i Këshillit të Evropës, por aplikimi i Kosovës për anëtarësim nuk u përfshi në rend dite. Nga këndvështrimi ynë, është për të ardhur keq. Siç thashë, ne do të dëshironim ta shohim Kosovën anëtare, por kjo do të thotë se Qeveria e Kosovës ndoshta duhet të ndërmarrë veprime shtesë përtej veprimeve të ndërmarra deri më tani në mënyrë që kjo të realizohet. Ne nuk votojmë aty. Këshilli i Evropës është një organizatë ndërqeveritare që nuk përfshin qeverinë time. Ne jemi vëzhgues në të, por këshilla jonë për qeverinë e Kosovës, si dhe këshilla e partnerëve tanë evropianë, ka qenë që t’i bëjë gjërat e vështira që po iu kërkohen, të cilat besojmë se do të jenë në dobi të popullit të Kosovës për të mundësuar anëtarësimin”, ka thënë Hovenier.

Intervista e plotë