“Lidhja evropiane për ndryshim” është emri i koalicionit të frontit opozitar shqiptar

Tre partitë opozitare shqiptare tashmë kan shpalosur edhe emrin që do t’i përfaqësojë bashkërisht, si dhe nën të cilin do të bashkëpunojnë dhe do të garojnë në të ardhmen. Kështu ka bërë të ditur sot në një konferencë për media kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga dy kryetarët e partive, Izet Mexhiti dhe […]

“Lidhja evropiane për ndryshim” është emri i koalicionit të frontit opozitar shqiptar
Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti. Foto nga Afrim Gashi (Facebook)

Tre partitë opozitare shqiptare tashmë kan shpalosur edhe emrin që do t’i përfaqësojë bashkërisht, si dhe nën të cilin do të bashkëpunojnë dhe do të garojnë në të ardhmen. Kështu ka bërë të ditur sot në një konferencë për media kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga dy kryetarët e partive, Izet Mexhiti dhe Biljal Kasami.

Gashi bën të ditur se prioritet kryesor i koalicionit të tyre mbetet lufta kundër korrupsionit. Ai theksoi se ata mbështesin edhe rrugën e vendit tonë drejt integrimeve evropiane.

Gashi thekson se është koha që të hiqet shprehja fyese “gjuha që flasin 20 për qind e qytetarëve” me gjuhën shqipe.

Kujtojmë se Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit u formua më 13 gusht, ku po të njëjtin ditë mbajti kuvendin themelues. Menjëherë pas formimit të kësaj partie, të tre partitë bashkuan “forcat” dhe në vazhdimësi kanë kritikuar qeverisjen aktuale.