Ndihmë deri 10 mijë euro për prodhuesit e rinj në Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi Ministria

Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ujëra ka njoftuar që do të ndihmon prodhuesit e rinj në Maqedoninë e Veriut me 10 mijë euro nëse janë prodhues në sektorin e ushqimit dhe verës, transmeton Portalb.mk. “Përmes këtij programi, si Ministri kemi siguruar ndihmë-grant deri 10 mijë euro për prodhuesit e rinj në ushqim dhe prodhuesit e […]

Ndihmë deri 10 mijë euro për prodhuesit e rinj në Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi Ministria
Bujqësi, tokë, duhan

Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ujëra ka njoftuar që do të ndihmon prodhuesit e rinj në Maqedoninë e Veriut me 10 mijë euro nëse janë prodhues në sektorin e ushqimit dhe verës, transmeton Portalb.mk.

“Përmes këtij programi, si Ministri kemi siguruar ndihmë-grant deri 10 mijë euro për prodhuesit e rinj në ushqim dhe prodhuesit e vegjël të verës, ndihmë për blerjen e pajisjeve për prodhim”, njoftoi Ministria.

Ky program ishte propozuar nga Ministria, ndërsa u miratua sot në seancën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Vetëm në vitin 2023 kemi vërejtur regjistrimin e 91 prodhues të vegjël familjar. Në dy vitet e kaluara kemi ndarë 145 marrëveshje për grant deri 10 mijë euro për prodhues e vegjël familjar, duke i ndihmuar të blejnë pajisje për prodhim”, njoftoi Ministria.

Raportohet që vitin e kaluar ishin ndarë 148 marrëveshje për prodhuesit e vegjël të ushqimit, duke arritur vlerën e përgjithshme mbi 1.3 milionë euro.