Rrahje në Parlamentin e Italisë, deputeti u nxor jashtë me karrocë (VIDEO)

Të mërkurën, një deputet i opozitës është nxjerrë me karrocë nga parlamenti italian pas sherrit gjatë debatit për autonomi të pjesshme rajonale, njofton Koha.net. Leonardo Donno nga lëvizja populiste “5 Yjet” fillimisht u shty dhe më pas u rrëzua në tokë nga deputetët e tjerë, sipas mediave italiane. Deputetët po diskutonin për t’u dhënë më […]

Rrahje në Parlamentin e Italisë, deputeti u nxor jashtë me karrocë (VIDEO)
Foto printscreen nga video në Youtube e Expansión

Të mërkurën, një deputet i opozitës është nxjerrë me karrocë nga parlamenti italian pas sherrit gjatë debatit për autonomi të pjesshme rajonale, njofton Koha.net.

Leonardo Donno nga lëvizja populiste “5 Yjet” fillimisht u shty dhe më pas u rrëzua në tokë nga deputetët e tjerë, sipas mediave italiane.

Deputetët po diskutonin për t’u dhënë më shumë pushtet rajoneve, por u kundërshtua me forcë nga opozita.

Një pjesë e opozitës këndoi himnin kombëtar dhe kur Donno tentoi t’i jepte flamurin njërit prej ministrave, pati shtytje.

Një nga gardianët që tentoi të ndërhynte për t’i dhënë fund konfliktit ka mbetur i lënduar. Nicola Fratoianni, një nga deputetët, ka thënë se Donno u godit disa herë në kokë, duke e bërë atë të rrëzohej në tokë.

Seanca është ndërprerë, ndërkohë që regjistrimet janë duke u shqyrtuar për masat e mundshme pas këtij incidenti.