18% e punëtorëve kanë paralajmëruar se pas 1 janarit do të dalin jashtë vendit

Njohësja e çështjeve ekonomike dhe ndërmarrësha Linda Shala ka folur për gjasat e largimit të kosovarëve nga vendi pas 1 janarit 2024 kur fillon liberalizimi i vizave. Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka treguar disa shifra që janë bërë të ditura nga anketimet. “Në raport me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor ne e […]

18% e punëtorëve kanë paralajmëruar se pas 1 janarit do të dalin jashtë vendit
18%-e-punetoreve-kane-paralajmeruar-se-pas-1-janarit-do-te-dalin-jashte-vendit

18%-e-punetoreve-kane-paralajmeruar-se-pas-1-janarit-do-te-dalin-jashte-vendit

Njohësja e çështjeve ekonomike dhe ndërmarrësha Linda Shala ka folur për gjasat e largimit të kosovarëve nga vendi pas 1 janarit 2024 kur fillon liberalizimi i vizave.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka treguar disa shifra që janë bërë të ditura nga anketimet.

“Në raport me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor ne e kemi numrin e migrimit për 50 për qind më të lartin në raport me popullsinë se që e kanë shtete përreth. Kjo tregon një tendencë më të madhe që me çdo kush mendojnë me dalë jashtë, a ndoshta kjo mbyllje kaq e gjatë është shkak”.

“Janë bërë intervista me biznese diku rreth 18 për qind të punëtorëve të anketuar kanë paralajmëruar që pas 1 janarit do ta shfrytëzojnë liberalizimin e vizave të dalin jashtë. Bizneset llogarisin diku që deri 33 për qind të punëtorëve të tyre potencialisht dëshirojnë me dalë jashtë, do të thotë nuk janë deklaruar”, ka thënë Shala.