Bajden shpreson në marrëveshje deri në fillim të Ramazanit për ndërprerje të zjarrit midis Izraelit dhe Gazës

Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se shpreson që do të arrihet marrëveshje për ndërprerje të zjarrit në luftën midis Izraelit dhe Gazës deri në fillim të Ramazanit. Muaji i Shnjtë mysliman, gjtë të cilit pjesëtarrët e besimit agjërojnë nga mëngjesi deri në muzg, do të fillojë më 11 prill, shkruan agjencia e lajmeve Rojters, njofton […]

Bajden shpreson në marrëveshje deri në fillim të Ramazanit për ndërprerje të zjarrit midis Izraelit dhe Gazës
Rritet në 7.326 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza. Foto nga Abed Zagou/Anadolu Agency

Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se shpreson që do të arrihet marrëveshje për ndërprerje të zjarrit në luftën midis Izraelit dhe Gazës deri në fillim të Ramazanit. Muaji i Shnjtë mysliman, gjtë të cilit pjesëtarrët e besimit agjërojnë nga mëngjesi deri në muzg, do të fillojë më 11 prill, shkruan agjencia e lajmeve Rojters, njofton Portalb.mk.

Bajden informoi se ende po punohet me këmbëngulje për arritje të këtij qëllimi. Marrëveshja e propozuar parashikon pauzë 40-ditore në të gjithë operacionet ushtarake nga fillimi i Ramazanit, si dhe qarkulim të rritur të ndihmës në Gaza.

Marrëveshja, gjithashtu, do të duhet të përfshijë edhe marrëveshje për çlirim të të burgosurve palestinezë në ndërrim për pengjet izraelite në raport dhjetë me një.

Thirrjet për aksion për zbutje të krizës humanitare në Gazë u intensifikuan të enjuten, pasi më shumë se 100 persona u vranë derisa turma mblidheshte rreth kamionëce me ndihmë humanitare të cilët dërgonin ushqim.

Hamasi, i cili udhëheq me Gazën, e akuzoi Izraelin se po gjuan me armë ndaj civilëve, por Izraeli tha se shumica e kanë humbur jetën në stampedo pasi janë gjuajtur.

Pas incidentit, presidenti Bajden i publikoi planet për dërgim të ndihmës nga ajri në Gazë.

“Njerëz të pafajshëm janë robëruar në një luftë të tmerrshme, duke mos mundur t’i ushqejnë familjet e tyre. E keni parë përgjigjen kur ata tentuan të marrin ndihmë. Duhet të bëjmë më shumë”, deklaroi Bajden.

Sips informatave të KB-së, rreth një e katërta e popullatës së Gazës për momentin është në rrezik nga uria, por dërgesat e planifikuara nga ajri janë vlerësuar nga grupet humanitare si të shtrenjta dhe të pamjaftueshme.