Barcelona me vetëm 13 lojtarë, katër ditë para lojës së parë

Barça me vetëm 13 lojtarë, katër ditë para lojës së pare. Barcelona po përballet me një problem serioz, vetëm pak ditë pa nisur sezoni i ri i La Ligës. Gjiganti katalunas do të luajë të dielën kundër Getafes dhe për momentin nuk e di ende se në cilët lojtarë do të mundë të llogarisë. Sot […]

Barcelona me vetëm 13 lojtarë, katër ditë para lojës së parë

Barça me vetëm 13 lojtarë, katër ditë para lojës së pare.

Barcelona po përballet me një problem serioz, vetëm pak ditë pa nisur sezoni i ri i La Ligës.

Gjiganti katalunas do të luajë të dielën kundër Getafes dhe për momentin nuk e di ende se në cilët lojtarë do të mundë të llogarisë.

Sot për sot, “Blaugrana” i kanë në dispozicion vetëm 13 lojtarë të regjistruar, ndërsa dy prej tyre i kanë tashmë valixhet gati për t’u larguar nga “Camp Nou”, shkruan “Gazeta Express”.

Bëhet fjalë për Ousmane Dembele, që do të përfundojë në Paris Saint-Germain dhe Franck Kessie, që shihet afër klubiet nga Arabia Saudite, Al Ahli.

Një situatë mjaft e komplikuar kjo për katalunasit, të cilët janë në luftë me kohën për t’i zhbllokuar fondet e reja, të cilat do t’ia mundësonin klubit që të hynte në parametrat e “fair-play” financiar të La Ligas dhe që t’i regjistrojnë përforcimet e reja, por edhe lojtarët që i kanë vazhduar kontratat dhe që janë rikthyer nga huazimet.

Për momentin, kjo është lista e lojtarëve që i ka në dispozicion Barcelona:

Portier: Ter Stegen

Mbrojtës: Christensen, Kounde, Eric Garcia

Mesfushorë: Gavi, Pedri, Ferran Torres, Kessie, De Jong

Sulmues: Dembélé, Lewandowski, Ansu Fati, Raphinha