BKS thotë se shtrenjtimi i sigurimit të automjeteve është real, Bytyqi kërkoi tërheqje të vendimit

Rritja e çmimit të policës së sigurimit të detyrueshëm të automjeteve vjen si pasojë e rritjes së vazdhueshme të çmimeve të risigurimeve, autmojeteve, pjesët rezervë dhe të rritjes së pagave dhe tendencës së vazhdueshme të inflacionit të lartë, njoftuan nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve (BKS), pas informacionit se, prej më 25 prill, policat e sigurimit […]

BKS thotë se shtrenjtimi i sigurimit të automjeteve është real, Bytyqi kërkoi tërheqje të vendimit
Vetura, automjete, komunikacion, kaos, rruge, semafor, rremuje, shkup, analiza ekonomike, qytet

Rritja e çmimit të policës së sigurimit të detyrueshëm të automjeteve vjen si pasojë e rritjes së vazdhueshme të çmimeve të risigurimeve, autmojeteve, pjesët rezervë dhe të rritjes së pagave dhe tendencës së vazhdueshme të inflacionit të lartë, njoftuan nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve (BKS), pas informacionit se, prej më 25 prill, policat e sigurimit janë shtrenjtuar për 15 përqind, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i sigurimit të automjetit nuk ka ndryshuar në 15 vitet e fundit dhe është e vetmja kategori në shtet e cila nuk ka pasur rritje të çmimit, thonë nga BKS. Nga byroja theksojnë se rritja e përgjithshme e çmimeve nga viti 2008 deri më 2023 është 61,56 përqind, ndërsa çmimi paraprak të sigurimit të autmojeteve të detyrueshëm ka qenë ndër më të ultat në rajon.

“Pa shtrenjtim ky biznes është i paqëndrueshëm dhe dalëngadalë do të braktiset nga ana e kompanive të sigurimit. Institucionet financiare kanë për detyrë të punojnë sipas parametrave të qëndrueshme të definuara rreptësisht, me qëllim përforcim të stabilitetit të sistemit financiar. Si përkujtim, në vitin 2008 çmimi i sigurmit u ul për 30 përqind, por sot kushtet për punë kanë ndryshuar dhe është e paqëndrueshme që kompanitë e sigurimit të punojnë me çmime në këtë nivel”, thonë nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi reagoi ndaj vendimit të kompanive të sigurimit për ndryshimin e tarifës dhe rritjes së çmimeve për policën e sigurimit për regjistrim të automjeteve.

Sipas tij, bëhet fjalë për mënyrë manipulative me të cilën jashtë procedurës së paraparë kompanitë e sigurimit gjejnë mënyrë për t’i rritur çmimet në kurriz të qytetarëve.

“Është e papranueshme rritja e shumës së policës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve! Kjo mund të interpretohet si sulm i drejtpërdrejtë, apo ndërhyrje politike e kompanive të sigurimeve, sepse tarifa me ato rritje është dorëzuar dy herë në Qeveri dhe po dy herë nuk është miratuar në seancën e Qeverisë”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

Ai i bëri thirrje Ministrisë së Financave dhe Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës që të veprojë dhe të nisë një procedurë për shoqatat oligopolistike dhe kompanitë e sigurimeve të tërheqin rritjen e çmimit dhe pres që qytetarët që kanë paguar tashmë çmime më të larta të kompensohen.

Paraprakisht, edhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve njoftoi se, rritja e çmimit të policave të sigurimit të detyrushëm të automjeteve është hap i paarsyeshëm i kompanive të sigurimit.