Bosi i mafias italiane që u arratis përmes çarçafëve të lidhur, u arrestua gjatë një darke romantike në Francë

Bosi i mafias italiane, i cili vitin e kaluar u arratis nga burgu me sigurim maksimal, duke përdorur çarçafët që të zbret nga muret, është kapur në Francë, njoftuan autoritetet. Marco Raduano, bosi 40 vjeçar i mafias Gargano në rajonin jugor italian Pula, u kap të enjten para restorantit lukson në Bastia, Korzika, ku kishte […]

Bosi i mafias italiane që u arratis përmes çarçafëve të lidhur, u arrestua gjatë një darke romantike në Francë
Foto ilustruese: Flamujtë e BE-së dhe Europolit/Foto: Faqja zyrtare e Europolit në Facebook

Bosi i mafias italiane, i cili vitin e kaluar u arratis nga burgu me sigurim maksimal, duke përdorur çarçafët që të zbret nga muret, është kapur në Francë, njoftuan autoritetet. Marco Raduano, bosi 40 vjeçar i mafias Gargano në rajonin jugor italian Pula, u kap të enjten para restorantit lukson në Bastia, Korzika, ku kishte darkuar me shoqëruesen e tij, shkruan CNN, transmeton Portalb.mk.

Ai u arrestua nga njësiti i njëjtë antimafioz, i cili e kapi Mateo Mesina Denaron, një bos tjetër kriminel i cili kaloi pothuajse tre dekada në arrati. Raduona është në listën e 10 të arratisurve më të rrezikshëm të Europolit.

Është arrestuar edhe krahu i tij i djathtë, Gianluigi Troiano, i cili u arratis nga burgu shtëpiak në vitin 2021, pasi shkëputi bylyzykun e tij elektronik. Ai u arrestua të enjtën në Granadë, Spanjë, derisa po merrte një porosi nga servisi.

Arratisja e Raduanos me lidhjen e çarçafëve përmes dritarës së tij të burgu para më pak se një viti, ishte inçizuar nga kamerat mbikëqyrëse të burgut. Arratisja ka zgjatur 16 sekonda, ndërsa ai është arratisur në këmbë, pa e vënë re rojat, gjë që solli në një hetim të brendshëm në burgun me siguri maksimale. Kur u arratis, Raduano po vuante një dënim me burg 24 vjeçar për trafikim me drogë, ndërsa pas arratisjes së tij, u dënua me burgim të përjetshëm në mungesë, për nxitje të vrasjes së mafiozit Omar Trot në një bar në Vieste, Itali në vitin 2017.