Dedushaj: Kompanitë eksportuese duhet të kenë lehtësira

Naim Dedushaj nga rrjeti i bizneseve të diasporës në Kosovë tregon se në të kaluarën ka pasur shumë lehtësira për prodhuesit kosovare që prodhimet e tyre t’i eksportojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Me sa e di unë kanë ekzistuar disa lehtësira për eksport në SHBA. E di se disa kompani gjigante, si Devolli […]

Dedushaj: Kompanitë eksportuese duhet të kenë lehtësira
dedushaj:-kompanite-eksportuese-duhet-te-kene-lehtesira

dedushaj:-kompanite-eksportuese-duhet-te-kene-lehtesira


Naim Dedushaj nga rrjeti i bizneseve të diasporës në Kosovë tregon se në të kaluarën ka pasur shumë lehtësira për prodhuesit kosovare që prodhimet e tyre t’i eksportojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Me sa e di unë kanë ekzistuar disa lehtësira për eksport në SHBA. E di se disa kompani gjigante, si Devolli Group, kanë eksportuar në Amerikë, po ashtu edhe prodhues tjerë të Kosovës kanë eksportuar produktet e tyre në SHBA” ka thënë Dedushaj.

Sipas tij, institucionet e Kosovës është dashur të bëjnë shumë më shumë në rritjen e eksporteve me shtete siç është Amerika e jo të ndodh e kundërta,  të mos reagojnë fare edhe atëherë kur bien eksportet më ketë shtet.