RMV, softueri për verifikimin e pasurisë së zyrtarëve ka mbetur vetëm pjesërisht funksional

Softueri i KShPK-së kontrollon nëse zyrtarët nuk kanë deklaruar një pronë të caktuar që e posedojnë, dhe tashmë është funksional. Ky softuer është paralajmëruar që në vitin 2020, mirëpo, vetëm në fillim të vitit 2024 është vënë në funksion. Ky softuer përmban disa module, të cilat gjithashtu duhet të jenë funksionale që të jetë e […]

RMV, softueri për verifikimin e pasurisë së zyrtarëve ka mbetur vetëm pjesërisht funksional
Kuvendi, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Softueri i KShPK-së kontrollon nëse zyrtarët nuk kanë deklaruar një pronë të caktuar që e posedojnë, dhe tashmë është funksional. Ky softuer është paralajmëruar që në vitin 2020, mirëpo, vetëm në fillim të vitit 2024 është vënë në funksion. Ky softuer përmban disa module, të cilat gjithashtu duhet të jenë funksionale që të jetë e plotë edhe puna e softuerit. Dy module janë në funksion të plotë, njëri modul ende jo e ai ka të bëjë me nevojat e KSHPK-së dhe mundësive të ofrimit të të dhënave nga institucionet e tjera shtetërore ndaj bazave të të dhënave, shkruan Portalb.mk.

“Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, me mbështetjen e projektit të BE-së – IPA II – Forcimi i transparencës dhe llogaridhënies së administratës publike, zhvilloi një zgjidhje softuerike të integruar që përmban disa module, duke përfshirë raportimin elektronik të statusit dhe interesave të pasurisë, mbajtjen e Regjistrit të personave të zgjedhur dhe të emëruar, si dhe shkëmbimin elektronik të të dhënave me institucionet kompetente”, thonë nga KShPK për Portalb.mk.

  • Moduli për regjistrin e personave të zgjedhur dhe të emëruar ka filluar të aplikohet nga data 15.02.2023 dhe është plotësisht funksional.
  • Moduli për raportimin elektronik të gjendjes pasurore dhe interesave është vënë në funksion më 01.01.2024 dhe është plotësisht funksional.

Për sa i përket modulit për shkëmbimin elektronik të të dhënave me institucionet kompetente, KShPK njofton se edhe pse në përputhje me nenin 25 paragrafi 4 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, në ushtrimin e kompetencave të veta, KShPK-ja ka qasje në bazat e të dhënave që mbahen në autoritete dhe institucione të tjera, duke pasur qasje të drejtpërdrejtë elektronike dhe duke përdorur të dhëna nga bazat e të dhënave, pa kompensim nga 17 institucione shtetërore, përmes platformës së ndërveprueshmërisë së MShIA-së, janë lidhur memorandume për shkëmbimin elektronik të të dhënave me pesë institucione, përkatësisht: Agjencia kadastrale e patundshmërive, Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Depozita Qendrore e Letrave me Vlerë.

Me Depozitën Qendrore të Letrave me Vlerë KShPK është e integruar dhe e lidhur drejtpërdrejt me shërbimin, ndërsa integrimi i KShPK-së përmes sistemit të Interoperabilitetit të MSHIA-s realizohet me institucionet dhe regjistrat e mëposhtëm:

  • Ministria e Brendshme:
    regjistri i dokumenteve personale (kërkimi me numrin amë)
    regjistri i automjetit (kërkimi me numrin e regjistrimit dhe numrin amë)
    regjistri i lejeve të armëve (kërko me numrin amë)
  • Regjistri qendror RMV-së:
    regjistri i personave juridikë
    informacion mbi personat juridikë në RMV – statusi aktual (kërkimi me numrin amë të subjetit)
    ndryshime në regjistrin e personave juridikë të institucioneve publike
  • Drejtoria e të Ardhurave Publike:
    regjistri i deklaratave tatimore vjetore
    PBB-ja totale (sipas numrit amzë)
    GDP e grupit (sipas numrit numrit amzë)
    GDP e detajuar (sipas numrit numrit amzë dhe grupit)
  • Agjencia e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme:
    regjistri i dokumenteve të pronësisë (kërkimi me numrin e dokumentit të pasurisë).

Për momentin, përmes projektit BE – IPA II “Sundimi i Ligjit” si dhe përmes projektit të USAID “Partneriteti kundër korrupsionit”, është duke u bërë analiza e nevojave të KSHPK-së dhe mundësive të ofrimit të të dhënave nga institucionet e tjera shtetërore ndaj bazave të të dhënave të të cilit KSHPK duhet të ketë qasje në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit.

“Analiza do të tregojë se në cilin drejtim duhet të ndërmerren hapa specifikë për përmirësimin dhe funksionalizimin e zgjidhjes softuerike (ndërtimi i servisëve të nevojshëm WEB dhe zhvillimin e mëtejshëm të atyre ekzistuese) në fushën e shkëmbimit elektronik të të dhënave, e me qëllim që KShPK në mënyrë elektronike të mbledhë të dhëna si dhe të automatizohet verifikimi i gjendjes pronësore dhe interesave të personave të zgjedhur dhe emëruar”, thuhet në njoftimin e KShPK-së.

Softueri në fjalë, pritej të arrinte në fund të vitit 2020 dhe po atë vit të vihej në funksion, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Softueri i ri duhet të dhënat automatikisht, por ende verifikimi nuk mund të bëhet krejtësisht në formë digjitale, shtojnë nga Antikorrupsioni. Lidhur me atë se kur do të vihet në funksion, nga ky institucion thonë se për shkak të problemeve që paraqiten vazhdimisht, nuk dihet se kur do të hyjë plotësisht në punë.

Antikorrupsioni, i destinuar për të luftuar korrupsionin has në vështirësi të shumta për evidentimin e pronës së personave zyrtar, të zgjedhurve, të emëruarve dhe të punësuarëve në sektorin publik.

Pasi ka funksionarë që nuk e paraqesin pronën e saktë, evidentimi është i vështirë. Duhet të ketë mekanizëm për të detektuar kur dyshohet për rritje enorme ose rritje mbi nivelin e të ardhurave të ndonjë zyrtari dhe krijon dyshime për punën e përditshme, ku më pas duhet të vijojë edhe hapja e procedurës për verifikim.

Ndryshe, zyrtarët që nuk e paraqesin pasurinë në Komisionin Kundër Korrupsionit gjobiten vetëm me gjobë. Qeveria ka disa vite që njofton se do të miratohet Ligji për origjinën e pasurisë, me të cilin zyrtarët do të duhet të shpjegojnë pasurinë e fituar në mënyrë disproporcionale dhe nëse nuk e bëjnë këtë, do të konfiskohen, por propozimi është ende nuk është votuar.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut mbetet një regjim hibrid në raportin e fundit të Freedom House “Kombet në tranzit”. Freedom House në atë kategori vendos 11 vende, të cilat kanë karakteristika të autokracisë dhe demokracisë. Për shkak se ato nuk i përkasin plotësisht asnjërit bllok, institucionet e tyre janë të cenueshme, gjë që në vitin 2023 ka çuar në më shumë regres sesa avancim, thuhet në raport.