Gërvalla i shpreh mirënjohjen për partneritet homologes kanadeze

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka zhvilluar takim bilateral me Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly, duke vlerësuar lartë partneritetin e fuqishëm në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe mbështetjen e madhe që Kanada i […]

Gërvalla i shpreh mirënjohjen për partneritet homologes kanadeze
gervalla-i-shpreh-mirenjohjen-per-partneritet-homologes-kanadeze

gervalla-i-shpreh-mirenjohjen-per-partneritet-homologes-kanadeze

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka zhvilluar takim bilateral me Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly, duke vlerësuar lartë partneritetin e fuqishëm në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe mbështetjen e madhe që Kanada i ka dhënë Republikës së Kosovës në rindërtim dhe zhvillim të vendit.

“Takimi mes Ministres Gërvalla dhe Ministres Joly u zhvillua nën diskutimet e rëndësishme që synim kanë thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në rrugën integruese euroatlantike ku shteti i Kanadasë ka rol të rëndësishëm dhe mbështetë Kosovën në aspiratat e saj”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Tutje në njoftim thuhet se gjatë këtij takimi ministrja Gërvalla e njoftoi homologen e saj mbi veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën imediate të ndërmarrjes së veprimeve në ruajtjen e paqes në rajon.