Grupi ndërministror kundër dhunës në familje dënon ashpër gjuhën e përdorur për shëndetin riprodhues

Grupi Ndërministror kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe me bazë gjinore e ka dënuar ashpër gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit lidhur me shëndetin riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor. “Ne theksojmë nevojën për të përqendruar diskutimet në lidhje me shëndetin riprodhues në bazë të fakteve dhe në prizmin e të  drejtave të njeriut, […]

Grupi ndërministror kundër dhunës në familje dënon ashpër gjuhën e përdorur për shëndetin riprodhues
grupi-nderministror-kunder-dhunes-ne-familje-denon-ashper-gjuhen-e-perdorur-per-shendetin-riprodhues

grupi-nderministror-kunder-dhunes-ne-familje-denon-ashper-gjuhen-e-perdorur-per-shendetin-riprodhues

Grupi Ndërministror kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe me bazë gjinore e ka dënuar ashpër gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit lidhur me shëndetin riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor.

“Ne theksojmë nevojën për të përqendruar diskutimet në lidhje me shëndetin riprodhues në bazë të fakteve dhe në prizmin e të  drejtave të njeriut, duke shmangur gjuhën e urrejtjes që ulë parimet themelore të barazisë gjinore dhe autonomisë së grave.”

Ky grup ka thënë se individët, veçanërisht gratë, duhet të marrin vendime të informuara lidhur me zgjedhjet e tyre riprodhuese, pa diskriminim dhe paragjykim, duke shtuar se këto të drejta janë të garantuara me Kushtetutë.

“Kjo përgjigje thekson angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të individëve, veçanërisht të grave, për të marrë vendime të informuara lidhur me zgjedhjet e tyre riprodhuese, pa diskriminim dhe paragjykim. Këto të drejta, janë  të  garantuara edhe me  Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vlerat mbi të cilat qëndron Kushtetuta e vendit i ka vendosur në Nenin 7: “Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respetimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit ligjit, mosdiskriminimit,[…]”(paragrafi 1) dhe “Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, […].” (paragrafi 2).”

Grupi Ndërministror kundër dhunës në familje ka përmendur edhe nenin 26 të Kushtetutës.

““Secili person gëzon të drejtën e respektimit të integritetit fizik dhe psikik të tij/të saj, që përfshin: 1) të drejtën që të marrë vendime lidhur me reprodukimin, sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara me ligj; 2) të drejtën që të ketë kontroll mbi trupin e saj/tij në pajtim me ligjin”; 3) të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij/saj në pajtim me ligjin”; 4)të drejtën që të mos marrë pjesë në eksperimente mjekësore ose shkencore, pa pëlqimin paraprak të saj/tij”.”

Ku grup ka thënë se projektligji mbi shëndetin riprodhues dhe fertilizimit të asistuar mjekësor, “përcakton të drejtat e shëndetit riprodhues përfshirë riprodhimin, informimin, edukimin dhe këshillimin mbi shëndetin seksual dhe riprodhues përgjatë gjithë ciklit jetësor, amësinë e sigurt, planifikimin e familjes, parandalimin dhe trajtimin e përshtatshëm të infertilitetit, shërbimet për parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, HIV/AIDS-it, si dhe infeksioneve dhe sëmundjeve të traktit riprodhues, parandalimin, zbulimin e hershëm dhe trajtim të sëmundjeve malinje të sistemit riprodhues dhe karcinomës së gjirit dhe jetën seksuale dhe riprodhuese me vullnetin e saj/tij”.

“Rregullimi i kësaj fushe krijon mundësinë për organizimin, funksionimin, rolin dhe përgjegjësinë institucionale dhe profesionale, mbikëqyrjen, inspektimin, për kujdesin shëndetësor të sigurt dhe cilësor që ofrohet në fushën e shëndetit riprodhues, me qëllim të ruajtjes, promovimit, përmirësimit të të drejtave të shëndetit seksual dhe riprodhues. Ne, anëtarët e Grupit Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj grave dhe Dhunës me bazë gjinore ngrisim zërin për të  promovuar një mjedis parlamentar konstruktiv dhe të respektuar, që zhvillon politika progresive në përputhje me parimet e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore.”/Front Online