Hoxhaj publikon aeroplanin ushtarak që hodhi më së shumti bomba mbi Serbi më 1999

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, ndërkohë që ka publikuar një fotografi të, siç tha ai, aeroplanit që hodhi më së shumti bomba mbi Serbinë. Nënkryetari i Kuvendit dhe aktualisht deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, për të kujtuar 25-vjetorin e […]

Hoxhaj publikon aeroplanin ushtarak që hodhi më së shumti bomba mbi Serbi më 1999
hoxhaj-publikon-aeroplanin-ushtarak-qe-hodhi-me-se-shumti-bomba-mbi-serbi-me-1999

hoxhaj-publikon-aeroplanin-ushtarak-qe-hodhi-me-se-shumti-bomba-mbi-serbi-me-1999

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, ndërkohë që ka publikuar një fotografi të, siç tha ai, aeroplanit që hodhi më së shumti bomba mbi Serbinë.

Nënkryetari i Kuvendit dhe aktualisht deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, për të kujtuar 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s, ka publikuar një fotografi të një aeroplani që ka vizituar, i cili ka qenë i përfshirë në bombardimet e NATO-s dhe për të cilin shkroi se atëkohë kishte hedhur më së shumti bomba mbi Serbinë.

“Ky aeroplan në fotografi ka qenë i përfshirë në bombardimet e NATO-s dhe është aeroplani që ka hedhur më së shumti bomba mbi Serbi e tani ruhet në bazat ushtarake në Lituani. Përjetë falënderues ndaj ShBA-së dhe Perëndimit për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin dhe shtetndërtimin tonë!”, ka shkruar Hoxhaj.