Izraeli vazhdoi sulmet vdekjeprurëse në Rripin e Gazës gjatë gjithë natës

Dhjetëra palestinezë humbën jetën si pasojë e bombardimeve të aerpolanëve izraelitë në shumë zona në Rripin e Gazës gjatë gjithë natës, transmeton Anadolu. Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë kryen një sulm ajror në shtëpinë e familjes Mishmish në zonën Zevayde në pjesët qendrore të Gazës, duke shkaktuar vdekjen e dhjetë personave […]

Izraeli vazhdoi sulmet vdekjeprurëse në Rripin e Gazës gjatë gjithë natës
Sulmet izraelite në Gaza. Foto :Mostafa Alkharouf/Anadolu Agency

Dhjetëra palestinezë humbën jetën si pasojë e bombardimeve të aerpolanëve izraelitë në shumë zona në Rripin e Gazës gjatë gjithë natës, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë kryen një sulm ajror në shtëpinë e familjes Mishmish në zonën Zevayde në pjesët qendrore të Gazës, duke shkaktuar vdekjen e dhjetë personave dhe plagosjen e shumë qytetarëve.

Në sulmin ajror në një shtëpi në rrugën al-Muhafaza në Khan Younis, dy persona, duke përfshirë një fëmijë, u vranë dhe disa qytetarë u plagosën. Thuhet se ka ende njerëz që prisnin të shpëtoheshin nga rrënojat e shtëpisë.

Gjithashtu thuhet se avionët luftarakë izraelitë vazhduan sulmet e tyre të dhunshme në kampin e refugjatëve Shati dhe rrethinat e spitalit Shifa, të shoqëruar me zjarr artilerie.

Njoftohet se të paktën dhjetë persona u vranë dhe u plagosën në sulmet në kampet e refugjatëve Deir Belah, el-Berij dhe el-Megazi.

Sipas agjencisë së lajmeve Shihab, e cila raporton zhvillime në kohë reale nga Gaza, 15 persona humbën jetën si pasojë e sulmit ajror në shtëpinë e familjes Abu Ulvan në lagjen Tel es-Sultan, në perëndim të qytetit Rafah në kufirin me Egjiptin.

Trupat e tre personave që u vranë dhe shumë të plagosur si pasojë e sulmit të avionëve luftarakë izraelitë në një shtëpi në rrugën Ajarime në veri të Gazës u sollën në Spitalin Indonezian.