Sindikata e Policisë: Ministri Sveçla na premtoj se shumë shpejtë bëhen sigurimet shëndetësore për policët

Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, për FrontOnline, thotë se kanë diskutuar për sigurimet shëndetësore për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe se iu është premtuar se ky sigurim do të bëhet për të gjithë njësoj. ‘’Ne i kemi diskutuar këto dhe na është premtuar se sigurimi shëndetësor do të bëhet për […]

Sindikata e Policisë: Ministri Sveçla na premtoj se shumë shpejtë bëhen sigurimet shëndetësore për policët
sindikata-e-policise:-ministri-svecla-na-premtoj-se-shume-shpejte-behen-sigurimet-shendetesore-per-policet

sindikata-e-policise:-ministri-svecla-na-premtoj-se-shume-shpejte-behen-sigurimet-shendetesore-per-policet


Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, për FrontOnline, thotë se kanë diskutuar për sigurimet shëndetësore për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe se iu është premtuar se ky sigurim do të bëhet për të gjithë njësoj.

‘’Ne i kemi diskutuar këto dhe na është premtuar se sigurimi shëndetësor do të bëhet për të gjithë’’ thotë ai.

Hoti, thotë se kanë kërkuar që të bëhet një sigurim, por që nuk është bërë.

‘’Ne kemi kërkuar një sigurim, por që nuk është bërë dhe kështu është mbetur puna’’ shprehet ai për FrontOnline.

Nënkryetari i SPK-së, thotë se ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, iu ka premtuar sigurim të shpejtë, por nuk e din nëse kjo mund të ndodhë brenda këtij mandati qeverisës.

‘’Shumë shpejt kanë premtuar, nuk e di a brenda këtij mandati por na kanë thënë shumë shpejt, para dy muajve me ministrin e kemi pasur takimin’’ përfundon Hoti për FrontOnline.