Milan në ofanziv, po transferon yllin 25 milionësh falë Pulisic.

Milan po e transferon yllin 25 milionësh falë Pulisic. Milan ka gati goditjen e parë për merakton e janarit. Pavarësisht se merkato është mbyllur, drejtuesit kuqezi po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Pioli. Ideja e fundit e Furlanit dhe Moncadas luan në Bundesligë, më saktësisht te Borussia Dortmund. Bëhet fjalë […]

Milan në ofanziv, po transferon yllin 25 milionësh falë Pulisic.

Milan po e transferon yllin 25 milionësh falë Pulisic.

Milan ka gati goditjen e parë për merakton e janarit.

Pavarësisht se merkato është mbyllur, drejtuesit kuqezi po punojnë dhe po monitorojnë profilet që mund t’i dhurojnë trajnerit Pioli.

Ideja e fundit e Furlanit dhe Moncadas luan në Bundesligë, më saktësisht te Borussia Dortmund.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Milionerëve, Giovanni Reyna, i cili ka rënë në plan të dytë pas lëndimit të pësuar në qershor.

Reyna është rikuperuar nga lëndimi, por këtë sezon nuk ka luajtur asnjë ndeshje, ndërsa sezonin e shkuar realizoi 7 gola dhe 3 asistime në 30 ndeshje.

Christian Pulisic ia ka propozuar drejtuesve të Milanit transferimin e Reynas në merakton e janarit.

Milan synon huazimin e Reynas me opsion blerjeje dhe drejtuesit e Dortmund janë të hapur ta lënë të lirë.

Reyna luan si mesfushor ofanziv, por mund të luaj edhe nga krahët e sulmit, duke i dhënë kështu Piolit edhe më tepër opsione në repartin ofanziv.