Njëri picë e tjetri samun, Abdixhiku dhe Hovenier dalin në drekë pune

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se pati “një drekë pune të rregullt” me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Abdixhiku ka thënë se me ambasadorin Hovenier kanë folur për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës. “Një drekë pune e rregullt, me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, […]

Njëri picë e tjetri samun, Abdixhiku dhe Hovenier dalin në drekë pune

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se pati “një drekë pune të rregullt” me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Abdixhiku ka thënë se me ambasadorin Hovenier kanë folur për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës.

“Një drekë pune e rregullt, me ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kënaqësi, si gjithherë bashkëbisedimi e pajtimi për vizionin euroatlantik të Republikës së Kosovës, si dhe ecjen e ngushtë me ShBA-të në të gjitha rrugëtimet tona përpara!.”, shkruan lideri i LDK-së.