Norvegjia, Irlanda dhe Spanja janë deklaruar se do ta njohin shtetin palestinez

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store tha të mërkurën: “Nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme nëse nuk ka njohje”. Gahr Store tha se vendi skandinav do të njohë zyrtarisht një shtet palestinez që nga 28 maji, transmeton The Guardian. Disa vende të BE-së kanë treguar në javët e kaluara se planifikojnë të bëjnë […]

Norvegjia, Irlanda dhe Spanja janë deklaruar se do ta njohin shtetin palestinez
Gaza, Palestinezët që jetojnë në Beit Lahia vazhdojnë jetën e tyre të përditshme mes sulmeve izraelite. Foto: Mahmoud Issa/ Anadolu Agency

Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store tha të mërkurën: “Nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme nëse nuk ka njohje”. Gahr Store tha se vendi skandinav do të njohë zyrtarisht një shtet palestinez që nga 28 maji, transmeton The Guardian.

Disa vende të BE-së kanë treguar në javët e kaluara se planifikojnë të bëjnë njohjen, duke argumentuar se një zgjidhje me dy shtete është thelbësore për paqen e qëndrueshme në rajon.

Sipas AP, Norvegjia – e cila nuk është anëtare e BE-së, por pasqyron lëvizjet e saj – ka qenë mbështetëse e zjarrtë e një zgjidhjeje me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve.

“Palestina ka të drejtën themelore për një shtet të pavarur”, tha ai në një konferencë për shtyp, raporton AP.

Ai tha se Banka Botërore përcaktoi se Palestina kishte përmbushur kriteret kryesore për të funksionuar si shtet në vitin 2011, se institucionet kombëtare janë ndërtuar për t’i ofruar popullatës shërbime të rëndësishme.

“Lufta në Gaza dhe zgjerimi i vazhdueshëm i vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor ende nënkuptojnë se situata në Palestinë është më e vështirë se sa ka qenë në dekada,” tha qeveria norvegjeze, sipas AP.

Për kontekst, Suedia e njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës në vitin 2014 duke u bërë anëtari i parë i BE-së në Evropën Perëndimore që njohu një shtet palestinez.

Vende të tjera anëtare të BE-së që kanë njohur tashmë një shtet palestinez, por që kanë ndërmarrë hapin para anëtarësimit në BE, janë Bullgaria, Qiproja, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Malta, Polonia dhe Rumania.

Irlanda dhe Spanja nga ana tjetër, pritet të ndjekin Norvegjinë dhe të shpallin planet për të njohur zyrtarisht një shtet palestinez, sipas raporteve të shumta, mes paralajmërimeve nga Izraeli se njohja do të “ushqejë ekstremizmin dhe paqëndrueshmërinë”.