Tërmet me magnitudë 6,9 goditi Japoninë

Një tërmet me magnitudë 6,9 sot goditi Ishujt Ogasawara në Oqeanin Paqësor, në jug të Tokios, ndërsa nuk pati raportime për humbje jetësh apo dëme në infrastrukturë, tha agjencia meteorologjike e vendit, transmeton Anadolu. Lëkundjet u ndien gjithashtu në prefekturat verilindore japoneze Miyagi dhe Fukushima, Ibaraki, Chiba dhe Saitama, pranë kryeqytetit Tokio, sipas Kyodo News. […]

Tërmet me magnitudë 6,9 goditi Japoninë
Tërmet. Foto: Allanswart në Canva

Një tërmet me magnitudë 6,9 sot goditi Ishujt Ogasawara në Oqeanin Paqësor, në jug të Tokios, ndërsa nuk pati raportime për humbje jetësh apo dëme në infrastrukturë, tha agjencia meteorologjike e vendit, transmeton Anadolu.

Lëkundjet u ndien gjithashtu në prefekturat verilindore japoneze Miyagi dhe Fukushima, Ibaraki, Chiba dhe Saitama, pranë kryeqytetit Tokio, sipas Kyodo News.

Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.