OKB numëroi rreth dhjetë mijë civilë të vrarë në Ukrainë

Komisariati i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në një raport të ri ka regjistruar vdekjen e rreth 10.000 civilëve në luftën e Ukrainës. Rusia po i përqendron sulmet me raketa në perëndim të Ukrainës, njofton Dojçe Vele (DW). Në një raport të ri të OKB-së për luftën në Ukrainë janë konfirmuar 9444 raste të vdekjes së civilëve. […]

OKB numëroi rreth dhjetë mijë civilë të vrarë në Ukrainë
Pamje nga lufta në Ukrainë, foto: AA

Komisariati i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në një raport të ri ka regjistruar vdekjen e rreth 10.000 civilëve në luftën e Ukrainës. Rusia po i përqendron sulmet me raketa në perëndim të Ukrainës, njofton Dojçe Vele (DW).

Në një raport të ri të OKB-së për luftën në Ukrainë janë konfirmuar 9444 raste të vdekjes së civilëve. 16.940 janë plagosur, ka deklaruar Komisariati i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Shifra nuk mund të jetë e saktë, thuhet, sepse ka shumë rajone ku mungojnë të dhënat. Kjo vlen sidomos për qytete si Mariupol, Lysytshank, Sjevjerodonjeck, që pas bombardimeve të gjata dhe luftimeve të ashpra janë pushtuar nga trupat ruse. Në Kiev ekziston frika, se vërtet kanë humbur jetën disa dhjetëra mijëra ukrainase e ukrainas.

Sipas të dhënave të OKB-së, pjesa dërrmuese e atyre që humbën jetën, 7339 vetë u vraë në ato pjesë të vendit që u bombarduan nga Rusia dhe që mbrohen nga ushtria ukrainase. Në pjesët e pushtuara nga Rusia kanë humbur jetën 2105 civilë. Në zonat ku zhvillohen luftime të ashpra, Donjeck dhe Luhansk në lindje ka pasur nga të dyja palët luftuese shumë më tepër viktima, se në kryeqytetin Kiev apo Ukrainën Perëndimore.

Rusia aktualisht i ka përqendruar sulmet në perëndim të Ukrainës. Një raketë ra në një fabrikë të prodhuesit suedez të materialeve teknike të makinerive, SKF në Luzk jo larg kufirit polak. Sipas të dhënave të fabrikës tre vetë humbën jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. SKF punëson në Ukrainë 1100 punonjës, shumica në Luzk.

Po ashtu një seri raketash kanë rënë në rajonin e qytetit Lviv. “Shumë raketa janë kapur nga sistemi i mbrojtjes kundërajrore, po ka pasur edhe raketa që kanë rënë në Lviv”, bëri të ditur kryetari i bashkisë, Andrij Sadoviji në Telegram. Një ndërtesë ku ra zjarri u evakua. Mbrojtja ajrore ukrainase ka mundur të neutralizojë 16 nga 28 dronë luftarakë, sipas të dhënave të saj.