Plani i Perëndimit që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës në maj

Kosova, sipas planeve të disa prej vendeve të Kontinentit të Vjetër, në krye me Gjermaninë, në maj mund të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, shkruan “Novosti”, transmeton FrontOnline. Sipas burimeve jozyrtare, plani i Novosti-t është që ta shtyjë Kosovën në organizatën më të madhe të Evropës para zgjedhjeve për parlamentin e Kontinentit të Vjetër […]

Plani i Perëndimit që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës në maj
plani-i-perendimit-qe-kosova-te-behet-anetare-e-keshillit-te-evropes-ne-maj

plani-i-perendimit-qe-kosova-te-behet-anetare-e-keshillit-te-evropes-ne-maj

Kosova, sipas planeve të disa prej vendeve të Kontinentit të Vjetër, në krye me Gjermaninë, në maj mund të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, shkruan “Novosti”, transmeton FrontOnline.

Sipas burimeve jozyrtare, plani i Novosti-t është që ta shtyjë Kosovën në organizatën më të madhe të Evropës para zgjedhjeve për parlamentin e Kontinentit të Vjetër në qershor, si dhe liderët e rinj të Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë.

Gjithçka që po ndodh aktualisht në fushë është në hap me këtë afat. Gazetarët të cilët duhet të përpilojnë një raport për gjendjen e sundimit të ligjit në Kosovë kanë filluar punën e tyre dhjetorin e kaluar dhe duhet të përfundoj në mars.

Kryeministri i Irlandës, shteti që aktualisht kryeson Këshillin e Evropës, Leon Varadkar, gjatë vizitës në Kosovë tha se do të ishte shumë i lumtur të mbështeste anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë gjatë këtij viti.

Britanikët nuk e fshehin se do ta ndihmojnë Kosovën që të bëhet pjesë e sa më shumë organizatave ndërkombëtare.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, në nivel ambasadorësh më 24 prill të vitit të kaluar, mori vendim për pranimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim. Në mbledhjen e përfaqësuesve të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, 33 vende, që është më shumë se dy të tretat e kërkuara votuan “pro” dhe kështu nisi procesi i anëtarësimit.

Kriteret formale për anëtarësim në Këshillin e Evropës janë të përcaktuara në Statutin e organizatës, i cili thotë mund të bëhet anëtar “një vend që pranon parimet e shtetit ligjor, respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”.

Në bazë të raporteve të raportuesve të emëruar nga Kuvendi i Këshillit Europian, duhet të vlerësohet nëse kriteret janë përmbushur. Në mënyrë që rekomandimi për anëtarësim të miratohet, të paktën dy të tretat e deputetëve duhet ta votojnë atë.

Në rastin e fundit, Komiteti i Ministrave merr sërish vendimin përfundimtar. Sërish me dy të tretat e shumicës në mbledhjen e rregullt vjetore. Dhe ministrat e punëve të jashtme mblidhen në Komitet në maj.

Argumentit të Serbisë se Kosova nuk është shtet dhe se shumica e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara nuk e njohin atë, vendet që e shtyjnë atë në Këshillin e Evropës i përgjigjen se e kanë njohur.

Kur Komiteti i Ministrave vendosi të fillojë procedurën për anëtarësimin e Kosovës, Rumania, Qiproja, Spanja, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Serbia dhe Hungaria kundërshtuan propozimin.

Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Sllovakia, Moldavia dhe Ukraina abstenuan, ndërsa Britania e Madhe, Turqia, Zvicra, Suedia, San Marino, Portugalia, Polonia, Norvegjia, Holanda, Malta, Monako, Luksemburgu, Lituania, Letonia, Lihtenshtajni Italia, Irlanda, Islanda, Gjermania, Franca, Finlanda, Estonia, Danimarka, Republika Çeke, Bullgaria, Belgjika, Austria, Moldavia, Mali i Zi, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Shqipëria votuan PRO./FrontOnline/