Policia publikon pamje të tentimvrasjes në Ferizaj, kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarve

Policia e Kosovës ka publikuar pamje të rastit që ka ndodhur këtë të premte rreth orës 04:50 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë në një bankomat afër pikës së karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj. Rasti është iniciuar “Vrasje e mbetur në tentative”, “grabitje e armatosur e mbetur në tentative” dhe “armëmbajtje pa leje”. “Me datën 03.11.2023 rreth orës […]

Policia publikon pamje të tentimvrasjes në Ferizaj, kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarve
policia-publikon-pamje-te-tentimvrasjes-ne-ferizaj,-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-arrestimin-e-te-dyshuarve

policia-publikon-pamje-te-tentimvrasjes-ne-ferizaj,-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-arrestimin-e-te-dyshuarve

Policia e Kosovës ka publikuar pamje të rastit që ka ndodhur këtë të premte rreth orës 04:50 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë në një bankomat afër pikës së karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj.

Rasti është iniciuar “Vrasje e mbetur në tentative”, “grabitje e armatosur e mbetur në tentative” dhe “armëmbajtje pa leje”.

“Me datën 03.11.2023 rreth orës 04:50 kemi pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në afërsi të pikës së karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj ishte një grabitje e armatosur në proces nga persona të panjohur”, thuhet në komunikatën për media.

“Patrulla e policisë me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kanë filluar të shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim trupor, ndërsa në shkëmbim të armëve të zjarrit i janë përgjigjur edhe zyrtarët policor dhe të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë karavan, ngjyrë e zezë, në drejtim të panjohur dhe në veturë dyshohet se ishin 4 persona me armë të gjata”.

Tutje bëhet e ditur se ekipe të policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes në asistim të patrullës së policisë, e më pas në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal, të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar, i cili edhe ai ka dalë në vendin e ngjarjes, i kanë nisur hetimet.

“Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Njësia e Deminimit e Policisë së Kosovës. Nga hetimet e para hetuesit rajonal kanë mësuar se cak i personave të maskuar ishin 3 bankomatet që gjenden skaj rrugës magjistrale në parkingun e qendrës tregtare “Superviva” në Ferizaj. Personat e maskuar fillimisht me një mjet plasës kanë shpërthyer njërin bankomat, ndërsa kanë dëmtuar edhe dy bankomatët tjerë, mirëpo falë intervenimit të shpejtë të policisë, posa arrinë patrulla e parë policore, të dyshuarit fillojnë të shtënë në drejtim të veturës së policisë dhe të largohen nga vendi i ngjarjes”.

Nga të dyshuarit në këtë rast thuhet se janë përdorur mjet eksplozivi në bankomat dhe pushkë automatike në drejtim të policëve në veturën e policisë.

“Hetuesit rajonal pasi kanë kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes, në bashkëpunim edhe me njësitet tjera të policisë rajonale janë në kërkim të personave të dyshuar”.

Ndërsa, qytetarët janë që të bashkëpunojnë me policinë për arrestimin e personave të dyshuar.

“Nëse kanë informata për personat e dyshuar që lidhet me grabitjen e armatosur të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. Me autorizim të prokurorit të rastit, me këtë komunikatë i bashkëngjisim 2 video të rastit”.