Drejtori i Doganës tregon se a ka kontrabandë me armë nga Serbia

Drejtori i Doganës në Kosovë, Agron Llugaliu ka deklaruar se në dy vitet e fundit ka rënie të kontrabandës në pjesën veriore të vendit, derisa shton se sundimi i ligjit në atë pjesë është i shtrirë në mënyrë efikase. Llugaliu ka thënë po ashtu se masa e sigurisë ndaj mallrave serbe e vendosur një vit […]

Drejtori i Doganës tregon se a ka kontrabandë me armë nga Serbia
drejtori-i-doganes-tregon-se-a-ka-kontrabande-me-arme-nga-serbia

drejtori-i-doganes-tregon-se-a-ka-kontrabande-me-arme-nga-serbia

Drejtori i Doganës në Kosovë, Agron Llugaliu ka deklaruar se në dy vitet e fundit ka rënie të kontrabandës në pjesën veriore të vendit, derisa shton se sundimi i ligjit në atë pjesë është i shtrirë në mënyrë efikase.

Llugaliu ka thënë po ashtu se masa e sigurisë ndaj mallrave serbe e vendosur një vit më parë, ka ndikuar që të mos ketë kontrabandim të armatimit dhe pajisjeve tjera nga Serbia.

Drejtori Agron Llugaliu thekson se pas vendosjes së masës së sigurisë nga qeveria, ka rënie të importit nga Serbia për rreth 70 për qind, ndërsa shton se ka rritje të importit nga ana e Shqipërisë për rreth 25 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Përveç që ka rënë kontrabanda, Llugaliu thotë se janë realizuar edhe aktivitete tjera që kanë përfshirë edhe pjesën tjetër të vendit.

“Në përgjithësi, duke filluar dy vitet e fundit, sundimi i ligjit është shtirë në mënyrë shumë më efikase, shumë më të thellë në pjesën veriore, kjo ka ndikuar normalisht të bie edhe aktiviteti kontrabandës. Jo vetëm në pjesën veriore, mirëpo edhe aktivitete që ka përfshirë edhe pjesën tjetër të Republikës tonë në Kosovë”, thotë Llugaliu.

Ndërkaq, thotë se rreth 70 për qind ka reduktim të importit të përgjithshëm nga Serbia.

Llugaliu thotë se e rëndësishme në këtë drejtim është që masa ka qenë efikase duke treguar që nuk kanë pasur infiltrim ose tentim të kontrabandimit të armatimit dhe pajisjeve tjera.

“Qeveria ka vendosur një masë e cila është bazuar në kontekstin e sigurisë që kemi në rrjedhën e ngjarjeve të qershorit të vitit të kaluar, e cila më pas ka vazhduar me eskalim, edhe me sulmin që ka ndodhur në Banjskë. Në përgjithësi ka pasur raporte edhe në burimet e afërta në nivel ndërkombëtar që ekziston një rrezik i madh që në Kosovë të evitohen eksponent dhe armatim që janë të ndërlidhura me elemente ushtarake e që kanë për qëllim të destabilizojnë sigurinë e Kosovës. Ne duke marrë parasysh që kemi kapacitete që mundësojnë kontrolle bazuar në analizën e riskut, jemi zotuar për të bërë procedorimin e bordit për aq sa ne kemi kapacitete të kontrollit. Në këtë rast ne kontrollojmë aq sa mund të kemi kapacitetin tonë, dhe kjo ka ndikuar që të ketë një reduktim prej rreth 70 për qind të importit në përgjithësi. Mirëpo, me rëndësi është që masa ka qenë efikase duke treguar që nuk kemi pasur infiltrim ose tentim të kontrabandimit të armatimit dhe pajisjeve tjera”, thotë ai.

Sa i përket importit me Shqipërinë, Llugaliu thotë se ka rritje prej 25 për qind në katër mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Ne sivjet kemi një rritje të theksuar ndaj importit me Shqipërinë. Prej 122 milionë euro sa ka qenë viti i kaluar, në katër mujor, është 130 milionë, që i bie diku afër 25 për qind rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thekson Llugaliu.

Masa e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe ishte marrë më 14 qershor nga Qeveria e Kosovës, atë ditë kur ishin rrëmbyer tre zyrtarët policorë të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës. Më vonë Qeveria ka marrë vendim për lehtësimin e masës së sigurisë për mallrat e lëndës së parë dhe gjysmë produkte./teve1/