Sulmi me armë në Shkup, vdes këngëtari dhe blogeri i njohur

Një incident i armatosur ka ndodhur mbrëmë në Shkup, gjegjësisht në rrugën e njohur si Rruga e Plastikave, ku ka mbetur i vdekur një person dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në këtë përleshje me armë ka mbetur i vdekur këngëtari dhe blogeri, Amar Ismani. Janë edhe familjarët e Amarit që kanë konfirmuar […]

Sulmi me armë në Shkup, vdes këngëtari dhe blogeri i njohur

Një incident i armatosur ka ndodhur mbrëmë në Shkup, gjegjësisht në rrugën e njohur si Rruga e Plastikave, ku ka mbetur i vdekur një person dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në këtë përleshje me armë ka mbetur i vdekur këngëtari dhe blogeri, Amar Ismani.

Janë edhe familjarët e Amarit që kanë konfirmuar vdekjen e tij përmes rrjeteve sociale.

“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi. Me zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndëruar jetë djali/vëllau jonë Amar Ismani. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit, dhe pastaj te varezat në Butel”, kanë shkruar familjarët në Facebook.

Raportohet gjithashtu se të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë.

Në vendin e ngjarjes është parë ambulanca dhe një numër i madh i policisë.