Tahiri: Qeveria ta përgatisë draftin e statutit të Asociacionit

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri po thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta përgatisë draftin e statutit të Asociacionit dhe mos t’i lejojë të tjerët ta bëjnë një gjë të tillë. Ndërsa, shton se kjo duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. “Tani është çështje e moralit politik të […]

Tahiri: Qeveria ta përgatisë draftin e statutit të Asociacionit
tahiri:-qeveria-ta-pergatise-draftin-e-statutit-te-asociacionit

tahiri:-qeveria-ta-pergatise-draftin-e-statutit-te-asociacionit


Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri po thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta përgatisë draftin e statutit të Asociacionit dhe mos t’i lejojë të tjerët ta bëjnë një gjë të tillë.

Ndërsa, shton se kjo duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Tani është çështje e moralit politik të Kurtit kundërshtimi gati një dekadë i Asociacionit dhe fakti që e ka pranuar Asociacionin me marrëveshjen e Ohrit, por kjo është një çështje tjetër. Asociacioni i komunave duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ky është qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Çdo statut i Asociacionit duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të garantojë sovranitetin dhe funksionalitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Thënë këtë është detyrë e Qeverisë së Kosovës që ta përgatisë këtë draft-statut dhe të mos i lejojë të tjerët të bëjnë draft-statute sepse këta nuk po bëjnë asgjë”, ka deklaruar Tahiri për Front Online.

Sipas tij, po të ishte e guximshme Qeveria Kurti do ta bënte një gjë të tillë dhe nuk do të lejonte lëvizje ndryshe.

“Pra, po të kishin një qeveri të guximshme, patriotike që e mbron interesin e Kosovës dhe Kushtetutën e Kosovës do të përgatiste një draft dhe të thotë se ky draft është në përputhje me Kushtetutën dhe përtej kësaj nuk lëvizim. Kur, Qeveria e Kosovës nuk e përgatit draftin, natyrisht që mandej dalin shoqata, organizata joqeveritare dhe shtet tjera që përgatisin një draft që mandej nuk na bie taman”, është shprehur ai.