Taravari konfirmoi një pjesë të dikastereve qeveritare, nesër do të shpallet marrëveshja VMRO-VLEN

Arben Taravari, njëri nga partnerët e koalicionit “VLEN” e që aktualisht është kryetar i Komunës së Gostivarit, ende nuk ka vendosur nëse do të jetë në qeverinë e ardhshme si ministër. Ai ka konfirmuar se një pjesë e shkrimeve të disa mediave për ndarjen e dikastereve qeveritare dhe posteve zyrtare janë të sakta. Sipas Taravarit, […]

Taravari konfirmoi një pjesë të dikastereve qeveritare, nesër do të shpallet marrëveshja VMRO-VLEN
Arben Taravari. Foto printscreen

Arben Taravari, njëri nga partnerët e koalicionit “VLEN” e që aktualisht është kryetar i Komunës së Gostivarit, ende nuk ka vendosur nëse do të jetë në qeverinë e ardhshme si ministër. Ai ka konfirmuar se një pjesë e shkrimeve të disa mediave për ndarjen e dikastereve qeveritare dhe posteve zyrtare janë të sakta. Sipas Taravarit, ndoshta sot ose nesër do të shpallet marrëveshja përfundimtare mes partnerëve të ardhshëm qeveritar, VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së.

“Aleanca do të ketë dy ministri, një zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë dhe transparencë dhe ministrin e shëndetësisë dhe dy zëvendësiministra, si dhe dy sekretar shtetëror, gjegjësisht zv.ministër për mbrojtje dhe zv.ministër për bujqësi. Sekretar shetëror në shëndetësi dhe një tjetër që tani nuk më kujtohet”, shprehet Taravari.

Taravari tha se emrat e kuadorve që do të emërkohen në këto pozita ende nuk i kanë definuar. I pyetur nëse do të jetë ministri i ardhshëm i Shëndetësisë, ai tha se nuk ka vendosur dhe ende është duke menduar nëse do ta pranojë këtë pozitë.

“Nuk përjashtohet mundësia, por nuk është definitive”, tha Taravari.

Taravari komentoi edhe rezultatet nga rivotimi dhe theksoi se ata kanë qenë në avantazh më 8 maj dhe tani, siç tha ai, janë në avantazh të madh.

“BDI mund ta ankimon rezultatin, por rezultatet janë këto që janë. Ishte e pritshme dhe tani vala e ndryshimit është ajo që nuk mund të ndalet, prandaj BDI-ja duhet të pajtohet me rezultatin. Qytetarët tani janë liruar, votojnë pak më lirshëm se sa më parë dhe uroj që BDI-ja ta pranon këtë realitet. Tash VLEN-i ka një deputet më shumë, BDI-ja një deputet më pak”, deklaroi Taravari.

Ndryshe koalicioni “Vlen” mori një deputet më shumë dhe në vend të 13, siç kishte pas zgjedhjeve të 8 majit, tani ka 14 një nga koalicioni “Fronti Europian” i udhëhequr nga BDI, i cili pas rivotimit në një vendvotim në Zhelinë në njësinë e gjashtë zgjedhore ka mbetur me një mandat më pak.

Në ndërkohë, VMRO-DPMNE dhe VLEN tani më kanë formuar grupet e punës dhe vijojnë bisedimet për formimin e Qeverisë. Ndërsa nga VMRO-DPMNE kanë deklaruar se kur të përfundojnë negociatat me VLEN-in, do të hapet mundësia për bisedime me Lëvizjen ZNAM të Maksim Dimitrievskit.

VMRO-DPMNE pret që përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut pritet të konstituohet deri më 28 maj, ndërsa Qeveria e re pritet të formohet deri në mes të qershorit.