Trump me një premtim rreth sulmuesve të Capitolit nëse bëhet përsëri president

Donald Trump ka thënë se një nga veprimet e para nëse do të zgjidhet sërish president do të ishte falja e kryengritësve që kryen sulmin e 6 janarit në Capitolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke iu referuar atyre si “peng” në një postim në “Truth Social” të hënën mbrëma, raporton Koha.net. “Veprimet e […]

Trump me një premtim rreth sulmuesve të Capitolit nëse bëhet përsëri president
Fotografia e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, e bërë në burgun e Fultonit, më 24 gusht 2023. Foto: Zyra e Sherifit të Fultonit

Donald Trump ka thënë se një nga veprimet e para nëse do të zgjidhet sërish president do të ishte falja e kryengritësve që kryen sulmin e 6 janarit në Capitolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke iu referuar atyre si “peng” në një postim në “Truth Social” të hënën mbrëma, raporton Koha.net.

“Veprimet e mia të para si presidenti juaj i ardhshëm do të jenë mbyllja e kufirit dhe lirimi i pengjeve të 6 janarit që u burgosën gabimisht!” ka shkruar Trump.

Megjithëse e ka thënë prej kohësh se do t’i falë sulmuesit e Capitolit, postimi në Truth Social tregon për herë të parë se një gjë e tillë është në prioritetet e Trumpit, së bashku me shpimin e vendeve të reja për të gjetur naftë dhe gazë dhe mbylljen e kufirit me Meksikën.

“Ne do mbyllim kufirin dhe po shpojmë, shpojmë, shpojmë”, ka thënë Trump në Fox News në dhjetor, kur u pyet nëse do të ishte një diktator. “Pas kësaj, nuk jam diktator”.

Postimi në “Truth Social” nuk është hera e parë që Trumpi u është referuar atyre që ndiqen penalisht për pjesëmarrje në trazirat e Capitolit si “peng”. Trazirat synonin të prishnin certifikimin e fitores elektorale të Bidenit. Ish-presidenti e ka përdorur termin prej muajsh në përpjekje për të minimizuar sulmin që la të plagosur 140 oficerë policie dhe që është lidhur me nëntë vdekje.

Në janar, një gjykatës federal i zgjedhur nga republikanët ka thënë se në “në 37 vjetët e mia si gjykatës, s’mund të kujtoj kurrë justifikime të tilla për veprime kriminale”.

Që nga sulmi në Capitol, 1.358 njerëz nga pothuajse të gjitha 50 shtetet amerikane janë akuzuar për pjesëmarrje në trazira dhe shumë janë dënuar, sipas departamentit të drejtësisë.

Vetë Trump u përball me gjyq për përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet e 2020-s. Por gjykata e lartë në prill po planifikon të dëgjojë argumentet nëse ish-presidenti është imun ndaj ndjekjes penale.