Dy vetura shkëmbejnë zjarr në Prishtinë, policia jep detaje

Dy vetura kanë shkëmbyer zjarr para orës 22:00 në Prishtinë, saktësisht tek Posta Kryesore.

Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

“Sonte rreth orës 21:50, tek posta kryesore në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje, një veturë është dëmtuar, për momentin nuk kemi informata për persona të lënduar. Policia po e trajton rastin dhe për të informacione tjera u njoftojmë me kohë”, tha ai.

Tutje, Krasniqi tha se aktualisht nuk dihet për persona të lënduar.

Megjithatë, raportohet se në incident janë të përfshira në veturë e tipit Mercedes dhe një tjetër e tipit Golf 7.