1 Maji në Maqedoninë e Veriut, sindikatat përmes protestave kërkojnë zgjidhje sistematike të problemeve

Në Maqedoninë e Veriut, për 1 maj – Ditën Ndërkombëtare të Punës, janë organizuar protesta nga subjektet e ndryshme sindikale, kryesisht në orët e paradites. Ata kanë listuar shqetësimet dhe kërkesat e tyre rreth punës, transmeton Portalb.mk. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) së bashku me disa organizata tjera sindikale, ka organizuar protesta për sot, […]

1 Maji në Maqedoninë e Veriut, sindikatat përmes protestave kërkojnë zgjidhje sistematike të problemeve
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Foto nga profili i tyre zyrtar në Facebook

Në Maqedoninë e Veriut, për 1 maj – Ditën Ndërkombëtare të Punës, janë organizuar protesta nga subjektet e ndryshme sindikale, kryesisht në orët e paradites. Ata kanë listuar shqetësimet dhe kërkesat e tyre rreth punës, transmeton Portalb.mk.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) së bashku me disa organizata tjera sindikale, ka organizuar protesta për sot, duke filluar nga ora 11:00 nga Shtëpia e Punëtorëve. Marshit të tyre i janë bashkuar Sindikata e Pavarur e Policëve, Konfederata e organizatave sindikale të Maqedonisë (KOSM), punëtorët nga Pyjet e Maqedonisë, Postat, Gjykatën Administrative, Sindikata e Pavarur për Arsim dhe Shkencë, etj.

“Në LSM janë regjistruar mbi 10 mijë ankesa për shkeljen e të drejtës së punës, numër që tregon për mosrespektimin e të drejtës së punëtorëve në përmasa të mëdha”, raportoi LSM-ja.

Ata kërkojnë zgjidhje sistematike për rritjen e rrogës, bazuar në gjendjen reale ekonomike, si zhvillimi ekonomik, inflacioni, shpenzimet dhe çmimet e produkteve bazë. Rroga minimale prej 450 euro në 100 ditët e para të qeverisë së re, është një nga kërkesat e marshuesve.

LSM-ja ndërkohë ka kërkuar edhe pagesa për shujta për të gjithë punëtorët në vlerë sa 20 % i rrogës mesatare. Ata kanë kërkuar edhe mbulimin e shpenzimeve për transport.

Ndër kërkesat e sindikalistëve është edhe transferimi i kontratës së punës nga koha e caktuar në kohë të pacaktuar, pas një viti pune. Në listën e kërkesave përfshihet edhe e drejta që e shtuna të merret si ditë jopune, ndërsa orari i plotë i punës të jetë 35 orë në javë.

Marshi i tyre protestues nën sloganin “Ne punëtorët”, prej Shtëpisë së Punëtorëve do të vazhdojë lëvizjen nëpër qytetet kah Kuvendi, Oda Ekonomike e RMV-së për të vazhduar deri te hapësirat para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Protestat e sotme mbështeten edhe nga të punësuarit në Fondin për Shëndetësi, të cilët kanë paralajmëruar edhe grevë për muajin qershor.

Sindikata për Arsim, Kulturë dhe Shkencë në krye me Jakim Nedelkovin ka organizuar prezantimin e planeve të partive politike në lidhje me të drejtat e punëtoreve.

Ndryshe, tradicionalisht edhe këtë vit, më 1 maj, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) do të organizojë protestë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, në këtë protestë do të kërkojë kthimin e shpenzimeve të ushqimit dhe transportit në vlerë prej 20 përqind, si dhe rritjen e pagës minimale në të paktën 450-euro në 100 ditët e para pas formimit të qeverisë së re.