34 vjeçarja nga Gjakova gjendet e vdekur te një hotel në Prishtinë, aty po qëndronte me të dashurin e saj

Një 34 vjeçare nga Gjakova është gjetur e vdekur në afërsi të një hoteli në dalje të Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Suhadoll, magjistralja Prishtinë-Lipjan. Derisa rrethanat e vdekjes së saj mbesin të dyshimta. Reporteri merr vesh se 34 vjeçarja, para se të gjendej e vdekur, në hotel […]

34 vjeçarja nga Gjakova gjendet e vdekur te një hotel në Prishtinë, aty po qëndronte me të dashurin e saj

Një 34 vjeçare nga Gjakova është gjetur e vdekur në afërsi të një hoteli në dalje të Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në fshatin Suhadoll, magjistralja Prishtinë-Lipjan. Derisa rrethanat e vdekjes së saj mbesin të dyshimta.

Reporteri merr vesh se 34 vjeçarja, para se të gjendej e vdekur, në hotel po qëndronte bashkë me të dashurin e saj. Ky i fundit, siç ka marrë vesh gazeta online Reporteri.net, në polici ka deklaruar se gruaja nga Gjakova u hodh nga dritarja e hotelit, pas një fjalosje mes çiftit.

Viktima, emër i njohur për redaksinë, është vajza e një familje të njohur afariste në qytetin e Gjakovës, derisa vetë ishte një specialiste në estetikën e thonjve.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përmes zëdhënëses për Rajonin e Prishtinës.

“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka konfirmuar Flora Ahmeti.