Abdullahu-Qeverisë: E mjerë Kosova që ju ka

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka rënditur një sërë kritikash për Qeverinë aktuale. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë  mjerë Kosova që e ka këtë Qeveri, pasi sipas tij i ka zhgënjyer të gjithë. Postimi i tij: Keni ardh në pushtet për t’i zënë hajnat, jeni bërë hajna që s’po mund të ju […]

Abdullahu-Qeverisë: E mjerë Kosova që ju ka
abdullahu-qeverise:-e-mjere-kosova-qe-ju-ka

abdullahu-qeverise:-e-mjere-kosova-qe-ju-ka

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka rënditur një sërë kritikash për Qeverinë aktuale.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë  mjerë Kosova që e ka këtë Qeveri, pasi sipas tij i ka zhgënjyer të gjithë.

Postimi i tij:

  • Keni ardh në pushtet për t’i zënë hajnat, jeni bërë hajna që s’po mund të ju zë askush.
  • Keni ardh veç me fjalë dhe nga rruga, po i leni njerëzit pa fjalë, rrugëve dhe para ambasadave.
  • Keni ardh duke shitur moral dhe nder, tash s’dini me ble ndershëm as vaj as grunë.
  • Keni ardh për t’i larguar të paditurit, asgjë nuk po dini dhe nuk e keni ndërmend mu largu.
  • Keni ardh duke bërë zhurmë për dialogun, por me Vuçiqin kuptoheni edhe në heshtje.
  • Dini anglisht por më së paku ju kuptojnë amerikanët dhe anglezët.
  • Keni ardh për t’i larguar të pa mençurit, për çudi juve ju doli se amerikanët qenkan naiv.
  • Ju gëzuat atyre që ranë në burg, tash me sanksione doni me kthy krejt Kosovën në burg.
  • Keni ardh me idenë për bashkim kombëtar, askush nuk na ka nda e përça më keq me Shqipërinë.
  • Erdhët që të na futni në NATO, por NATO jau futi juve.
  • I keni zhgënjyer të gjithë dhe shumë, por vet jeni të ngazëllyer e dalldisur edhe më shumë nga pushteti dhe shteti”, shkruan Abdullahu.