Adri dhe Iliriana kurorëzojnë dashurinë e tyre në “BBVK”

Çifti Iliarana dhe Adri kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni kurorëzimi që është organizuar nga Big Brother VIP Kosova 2 Në këtë ceremoni, ku çifti kanë udhëtuar deri në Klan Arena dhe janë pritur nga një zyrtar i gjendjes civile të Komunës së Ferizajit, ku edhe kanë bërë kurorëzimin. Të pranishëm në kurorëzimin […]

Adri dhe Iliriana kurorëzojnë dashurinë e tyre në “BBVK”

Çifti Iliarana dhe Adri kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni kurorëzimi që është organizuar nga Big Brother VIP Kosova 2

Në këtë ceremoni, ku çifti kanë udhëtuar deri në Klan Arena dhe janë pritur nga një zyrtar i gjendjes civile të Komunës së Ferizajit, ku edhe kanë bërë kurorëzimin.

Të pranishëm në kurorëzimin e tyre ishin edhe prindërit e çiftit.

Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit e ku Adri dhe Ilirjana lidhen fatin e tyre për të jetuar së bashku përgjithmonë.

Kjo gjë shkaktoi emocione të mëdha tek të gjithë të pranishmit që ishin sot në sallën e përgatitur me profesionalizëm nga një super ekip i Klan Arenës.

Në ceremoninë martesore morën pjesë edhe prindërit e çifit të Big Brother VIP Kosova 2.

Lotët dhe përqafimet nuk munguan në asnjë moment as nga Adri dhe Ilirjana, por edhe as na prindërit e tyre.

Pas kësaj ata janë kthyer në shtëpinë e Big Brother ku ka pasur muzikë me tupana dhe kanë festuar bashkë me banorët e tjerë. Në shtëpi ata i kanë vizituar edhe moderatorët e emisionit Jonidha Vokshi dhe Alaudin Hamiti.

Pas tupanave, këngëtarja Aida Doçi ka kompozuar enkas një këngë që ishte dedikim për çiftin.