Adriano Galliani pyetet për gjestet e Mourinhos ndaj ekipit të Monzas, ky ishte reagimi i tij

Galliani pyetet për gjestet e Mourinhos ndaj ekipit të Monzas, ky ishte reagimi i tij. Presidenti i Monzas, Adriano Galliani, nuk dëshiron t’i japë fund miqësisë me Jose Mourinhon, andaj nuk dha asnjë koment lidhur me gjestet tallëse të trajnerit drejt bankës së ekipit të Monzas. Trajneri i Romës u tall me ekipin kundërshtar të […]

Adriano Galliani pyetet për gjestet e Mourinhos ndaj ekipit të Monzas, ky ishte reagimi i tij

Galliani pyetet për gjestet e Mourinhos ndaj ekipit të Monzas, ky ishte reagimi i tij.

Presidenti i Monzas, Adriano Galliani, nuk dëshiron t’i japë fund miqësisë me Jose Mourinhon, andaj nuk dha asnjë koment lidhur me gjestet tallëse të trajnerit drejt bankës së ekipit të Monzas.

Trajneri i Romës u tall me ekipin kundërshtar të dielën, pasi Stephan El Shaarawy shënoi gol në fundin e ndeshjes ndaj “Brianzolit”, për t’i dhuruar fitoren romakëve, shkruan Gazeta Express.

Galliani mori pjesë në një takim të Lega Serie A në Milano sot dhe nga gazetarët iu kërkua të komentonte gjestet e Mourinhos.

I pari i klubit të Monzas u përgjigj duke buzëqeshur: “Mourinho është një mik i vjetër i imi, kështu që nuk dua t’i jap fund miqësisë”.

Ndryshe, “Special One” mori karton të kuq në ndeshjen ndaj Monzas dhe nuk do të mund të jetë në bankën e Romës për derbin e javës së ardhshme, ndaj Interit.