Ahmeti: Zjarrfikësve të ju përmirësohen kushtet, është detyrim i Qeverisë

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka reaguar pasi kryeministrit i vendit Albin Kurti shtroi iftar për zjarrfikësit e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se Qeveria ka për detyrë që të përmirësojë kushtet e zjarrfikësve, duke përmendur pagesat […]

Ahmeti: Zjarrfikësve të ju përmirësohen kushtet, është detyrim i Qeverisë
ahmeti:-zjarrfikesve-te-ju-permiresohen-kushtet,-eshte-detyrim-i-qeverise

ahmeti:-zjarrfikesve-te-ju-permiresohen-kushtet,-eshte-detyrim-i-qeverise

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka reaguar pasi kryeministrit i vendit Albin Kurti shtroi iftar për zjarrfikësit e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se Qeveria ka për detyrë që të përmirësojë kushtet e zjarrfikësve, duke përmendur pagesat e rrezikshmërisë, pagesat tjera që ju takojnë me ligj, furnizimin me mjete etj.

Postimi i plotë:

Iftari i shtruar nga kryeministri, për zjarrfikësit e Kosovës, duhet përgëzuar dhe përshëndetur, si shenjë respekti për punën humane që bëjnë ata. Gjithsesi që ky dikaster ka nevoja urgjente, që duhen zgjidhur, madje me urgjencë.

Pagesat e rrëzikshmërisë, pagesat e tjera që ju takojnë me ligj, (ndërrimet e natës, festat zyrtare, puna në vikende), përmirësimi i kushteve, furnizimi me mjete dhe pajise që i plotësojn standarted për të kryer punen e tyre si dhe zgjidha e statusit të tyre, janë vetëm disa nga ato që duhet të trajtohen dhe marrin epilog.

Është detyrim i Qeverisë që të përmirësojë kushtet e këtilla, në mënyrë që zjarfikësit të kryejnë punën e vet në shërbim të sigurisë së qytetarëve!