Alarmon profesori i Mjedisit: Nëse vazhdohet me këtë tempo, në vitet 2035-2040 do të mbesim pa pyje, pa drurë

Profesori i Mjedisit, Sami Makolli ka alarmuar lidhur më prerjen në masë të madhe të pyjeve. Duke kritikuar vendimin e Qeverisë për subvencionimin me drurë për familjet me asistencë sociale, ai për Front Online ka thënë se nëse dëmtohen pyjet më këtë tempo, deri më 2040 do të zhduken. “Çdo vit harxhojmë diku 500 mijë […]

Alarmon profesori i Mjedisit: Nëse vazhdohet me këtë tempo, në vitet 2035-2040 do të mbesim pa pyje, pa drurë
alarmon-profesori-i-mjedisit:-nese-vazhdohet-me-kete-tempo,-ne-vitet-2035-2040-do-te-mbesim-pa-pyje,-pa-drure

alarmon-profesori-i-mjedisit:-nese-vazhdohet-me-kete-tempo,-ne-vitet-2035-2040-do-te-mbesim-pa-pyje,-pa-drure


Profesori i Mjedisit, Sami Makolli ka alarmuar lidhur më prerjen në masë të madhe të pyjeve.

Duke kritikuar vendimin e Qeverisë për subvencionimin me drurë për familjet me asistencë sociale, ai për Front Online ka thënë se nëse dëmtohen pyjet më këtë tempo, deri më 2040 do të zhduken.

“Çdo vit harxhojmë diku 500 mijë metra kub, më shumë prejmë drurë, se sa munden me u gjeneru gjatë vitit, që nëse vazhdojmë me këtë tempo diku në vitet 2035-40 do të mbesim pa asnjë pyll, do të zhduken të gjitha pyjet, aq keq e kemi gjendjen”, deklaroi ai.