Amir Rrahmani i jep lajmin e mirë Napolit

Amir Rrahmani duket se ka lënë pas lëndimin dhe është gati të rikthehet në fushë. Sipas mediave italiane, kapiteni i Kosovës pritet të jetë titullar në ndeshjen e radhës të Napolit kundër Veronas. 29-vjeçari u lëndua më 20 shtator në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bragas dhe që atëherë nuk ka zhvilluar asnjë minutë. […]

Amir Rrahmani i jep lajmin e mirë Napolit

Amir Rrahmani duket se ka lënë pas lëndimin dhe është gati të rikthehet në fushë.

Sipas mediave italiane, kapiteni i Kosovës pritet të jetë titullar në ndeshjen e radhës të Napolit kundër Veronas.

29-vjeçari u lëndua më 20 shtator në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bragas dhe që atëherë nuk ka zhvilluar asnjë minutë.

Për shkak të këtij lëndimi Rrahmani humbi edhe grumbullimin me Kosovën, ku “Dardanët” arritën fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian, duke mposhtur Andorrën.

Verona do të përballet me Napolin më 21 tetor, ndeshje kjo që i takon xhiros së nëntë të elitës së futbollit italian.