Apeli ia ul dënimin Salih Mustafës, nga 26 vjet në 22 vjet burgim

Paneli i Gjykatës së Apelit ka vendosur që ta ulë dënimin ndaj Salih Mustafës në 22 vjet burgim. Aktgjykimi është shpallur sot në një seancë publike. Kryetarja e turpit gjykues ka thënë se ky panel pasi ka shqyrtuar të gjitha faktet dhe argumentet ka vendosur që të lë në fuqi verdiktin e fajësisë të krimit […]

Apeli ia ul dënimin Salih Mustafës, nga 26 vjet në 22 vjet burgim

Paneli i Gjykatës së Apelit ka vendosur që ta ulë dënimin ndaj Salih Mustafës në 22 vjet burgim.

Aktgjykimi është shpallur sot në një seancë publike.

Kryetarja e turpit gjykues ka thënë se ky panel pasi ka shqyrtuar të gjitha faktet dhe argumentet ka vendosur që të lë në fuqi verdiktin e fajësisë të krimit të luftës për ndalimin arbitrar, krimin e luftës së torturës dhe krimin e luftës së vrasjes së paligjshme.

“Paneli pasi ka shqyrtuar të gjitha argumentet, Apeli ka vendosur që të lë në fuqi verdiktin e fajësisë të krimit të luftës për ndalimin arbitrar, krimin e luftës së torturës dhe krimin e luftës së vrasjes së paligjshme.

Anulon dënimin e njësuar me 26 vjet burgim dhe cakton një dënim të njësuar me 22 vjet burgim duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim”, tha ajo.

Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.

Trupi Gjykues e shpalli të akuzuarin fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim. Mustafa u liria nga akuza për trajtim mizor.

Shqiptimi i urdhrit për zhdëmtimin e viktimave u bë më 6 prill 2023. Trupi Gjykues urdhëroi Sali Mustafën të paguajë një shumë të gjithsejtë prej 207.000 euro si kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj viktimave të krimeve.

Më 2 shkurt 2023, Mbrojtja dorëzoi njoftimin për apel kundër Aktgjykimit.