Arben Taravari shpall kandidaturën: Është koha që Maqedonia të ketë një president shqiptar

Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, ka shpallur këtë të enjte kandidaturën për president të Maqedonisë së Veriut. Taravari, kandidaturën e tij e shpalli nga qyteti i Gostivarit – kryetar i të cilit është vet ai – ku njoftoi se ka mbështetjen e opozitës shqiptare më Maqedoni të Veriut (Lidhja Evropiane për Ndryshim – […]

Arben Taravari shpall kandidaturën: Është koha që Maqedonia të ketë një president shqiptar
arben-taravari-shpall-kandidaturen:-eshte-koha-qe-maqedonia-te-kete-nje-president-shqiptar

arben-taravari-shpall-kandidaturen:-eshte-koha-qe-maqedonia-te-kete-nje-president-shqiptar

Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, ka shpallur këtë të enjte kandidaturën për president të Maqedonisë së Veriut.

Taravari, kandidaturën e tij e shpalli nga qyteti i Gostivarit – kryetar i të cilit është vet ai – ku njoftoi se ka mbështetjen e opozitës shqiptare më Maqedoni të Veriut (Lidhja Evropiane për Ndryshim – LEN), dhe të partisë që ai udhëheqë, ndonëse aktualisht kjo parti është e përçarë, pasi që themeluesi i saj, Ziadin Sela, ka dalur kundër vendimit të Taravarit për t’iu bashkuar opozitës shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Në fjalën e tij, kryetari i Gostivarit, tha se “erdhi koha që shteti të ketë president shqiptar, jo teknik, por të vërtet”, duke tentuar kështu që të minimizoi momentin historik të zgjedhjes së Talat Xhaferit, si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë të Veriut.

“Secilit kandidat tjetër i dëshiroj sukses dhe le të jetë kjo fushatë rrëfim për frymëzim, evropianizim dhe triumf. Ndryshimi ka filluar dhe kjo tashmë shihet”, theksoi Taravari.

Kreu i ASH-së deklaroi se kreu i Lëvizjes Besa (pjesë e opozitës shqiptare), Bilall Kasami i ka ofruar atij që të zgjedh mes bartësit të listës në njësinë zgjedhore 6 dhe kandidaturës për president.

Në këto rrethana, Taravari bëri me dije se vendimin e ka marrë mbrëmë, pra ka zgjedhur kandidaturën për president.

“Të jem korrekt deri në fund. Bilalli, kryetari i Besës më ka ofruar të zgjedh, a do president apo bartës në Njësinë Zgjedhore numër 6, por së bashku në analiza me shokë me miq dhe me dashamirë, edhe me njerëz që kanë sens se si duhet të veprohet, si duhet të lëvizet tutje, unë zgjodha që të jem kandidat për president, kurse Bilall Kasami të jetë bartës në zonën numër 6”, shtoi ai./FrontOnline/