Hoti: Vjosa Osmani po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve me ShBA-në

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila thotë ai nuk e nxori asnjë fjalë për përjashtimin e Kosovës nga “Defender 2023”. Hoti ka thënë se shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me aleatin kryesor që garanton sigurinë e shtetit […]

Hoti: Vjosa Osmani po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve me ShBA-në

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila thotë ai nuk e nxori asnjë fjalë për përjashtimin e Kosovës nga “Defender 2023”.

Hoti ka thënë se shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me aleatin kryesor që garanton sigurinë e shtetit të Kosovës, SHBA-në.

“Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e ushtrisë të cilën e komandon, nga ushtrimi më i madh që është mbajtur ndonjëherë në rajon – “Defender 2023”.

Shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me aleatin kryesor që garanton sigurinë e shtetit të Kosovës, SHBA-në.
Si çdo republikë parlamentare, edhe Kosova e ka Presidentin posaçërisht për raste të tilla – për të mbajtur balancet institucionale dhe për t’ia pamundësuar mazhorancës veprimet që dëmtojnë interesat shtetërore duke ndjekur interesat e tyre elektorale”, ka shkruar Hoti.

Kosova është pezulluar nga stërvitjet Defender Europe 2023.

Siç kishte deklaruar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, kjo është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës, që ka refuzuar thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në veri.