Arrestohet Fero, dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj Arbenitës

Reperi i njohur nga Kosova, Feronit Shabani, i njohur si Fero, është arrestuar nën dyshime për dhunë fizike. Gazeta Sinjali, raporton se Fero ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles së njohur, Arbenita Ismajli. Sipas dëshmisë së Arbenitës, pas një konflikti verbal me Feron, ai ka eskaluar në dhunë fizike duke e goditur me […]

Arrestohet Fero, dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj Arbenitës

Reperi i njohur nga Kosova, Feronit Shabani, i njohur si Fero, është arrestuar nën dyshime për dhunë fizike.

Gazeta Sinjali, raporton se Fero ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles së njohur, Arbenita Ismajli.

Sipas dëshmisë së Arbenitës, pas një konflikti verbal me Feron, ai ka eskaluar në dhunë fizike duke e goditur me grusht e më pas ia ka thyer edhe telefonin e saj personal. I njëjti dyshohet ta ketë kërcënuar me jetë, duke i thënë se do e vrasë nëse ia merr vajzën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet edhe në raportin e Policisë.