Arrestohet një kosovar, dyshohet se e vrau pronarin e një lokali në Gjermani

Një 52-vjeçar nga Kosova i cili banonte në Gjermani dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri një 38-vjeçar pronar i një lokali në Herzogstrasse të Düsseldorfit. Sipas policisë gjermane pati një mosmarrëveshje mes kosovarit dhe pronarit të lokalit, e debati kishte vazhduar edhe jashtë lokalit. Më pas dyshohet se kosovari ka shtënë me armë […]

Arrestohet një kosovar, dyshohet se e vrau pronarin e një lokali në Gjermani
arrestohet-nje-kosovar,-dyshohet-se-e-vrau-pronarin-e-nje-lokali-ne-gjermani

arrestohet-nje-kosovar,-dyshohet-se-e-vrau-pronarin-e-nje-lokali-ne-gjermani

Një 52-vjeçar nga Kosova i cili banonte në Gjermani dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri një 38-vjeçar pronar i një lokali në Herzogstrasse të Düsseldorfit.

Sipas policisë gjermane pati një mosmarrëveshje mes kosovarit dhe pronarit të lokalit, e debati kishte vazhduar edhe jashtë lokalit.

Më pas dyshohet se kosovari ka shtënë me armë zjarri drejtuar lokalit. Ekipet e emergjencës nuk kishin arritur të shpëtonin viktimën për shkak të plagëve të marra, shkruan Rheinische Post, transmeton Klankosova.tv.